• |
ide | kryesore

U merrte para të burgosurve, arrestohet polici në Burrel

Lajme, Të fundit



Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka ndaluar një oficer të policisë në Burrel për ‘korrupsion’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Në pranga ka përfunduar Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Sipas ministrisë së drejtësisë, oficeri u ka marrë para disa të dënuarve për të ndikuar tek funksionarë të sistemit të drejtësisë me qëllim lirimin e tyre.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Drejtësisë:

Një oficer i Policisë së IEVP Burrel është ndaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB) pasi është autor i dyshuar i veprave penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuara nga nenet 319/ç dhe 248 të Kodit Penal.

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Shtetasi Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu ka marrë disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të fituar lirinë në mënyrë të kundraligjshme.



1 Comment

  1. me qen polic i qelbesir edvinit e kalbesir tahirit dhe coftir i fatmirit e mos me qen kriminel nuk ndodh as ne ate bot e lere kete bot.keta qe ne qenef negjmije ku jan ngjizur kan marr gjenin kriminel te stalinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *