• |
ide | kryesore

Teatri / Si e rekrutoi Veliaj “princeshën” Elja

Lajme



Firma e një aktoreje të rangut të dytë, qoftë kjo edhe princeshë do të kishte kaluar pa u vërejtur mes emrave të 64 artistëve që kërkuan shembjen e Teatrit Kombëtar. Para dredhjes spektakolare që bëri Robert Ndrenika, pas tërheqjes plot turp të Dërhemit, Bashës dhe Trebickës që nga protagonistë të protestës, u shndërruan në të ikurit e heshtur me bisht ndër shalë, emri i Elia Zaharias nuk do të qe vërejtur.

Por, papritmas, një shkrim i gazetares së kulturës në Panorama, Alma Mile (lexo poshte), i kujtoi publikut se gjyshi i bashkëshortit të saj, ish mbreti Zog qe i pari që kishte hedhur firmën për ngritjen e godinës që po kërkohet të shembet.

Gazeta Panorama tallet me princeshën Elja dhe firmën e saj për prishjen e teatrit

Dhe që prej këtij momenti “princeshës Elia” filluan t’i numërojnë lajthitjet që ka bërë në publik.

Në një sqarim në Facebook (ajo ka faqe të vërtetë, jo si Ndrenika, të cilit ia hapën shpejt e shpejt nga bashkia) Elia Zaharia pretendoi se e ka nënshkruar letrën e 64 artistëve pasi ishte arritur “si një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit”, marrëveshja mes Veliajt dhe artistëve.

Ajo gënjen se teksti ishte lexuar nga Artan Imami që dy ditë më parë. Ajo gënjen gjithashtu se kurrë nuk ka pasur një marrëveshje, vetëm një blerje nga ana e kryebashkiakut të disa prej ish krerëve të protestës.

Ajo bllofon gjithashtu kur thotë se për të firmosur, e bindi fakti se disa nga pjesët e godinës së vjetër, si fasada do të ruheshin.

Por sikur këto të mos mjaftonin këto, ajo e ka argumentuar firmën e saj pro shembjes me degradimin e ndërtesës. Ajo ka firmosur një tekst, ku janë shtuar të gatshme me copy paste të gjitha argumentat e rrogëtarëve të Veliajt, se ajo ndërtesë ka degraduar kaq shumë, sa nuk mbahet dot më në këmbë.

Dhe në fakt këtu qëndron e vërteta e paradoksit të “princeshës” që firmosi kundër firmës së gjyshit të bashkëshortit të saj, tek lidhja speciale me Erion Veliajn.

Ndoshta ato që thotë në një përgjigje publike Kastriot Çipi, se familja e saj ka marrë një leje ndërtimi prapa Hotel Dajtit nuk janë të vërteta, por edhe pa ato, lidhja mbetet e dyshimtë.

Veliaj hyri në histori si një kryebashkiak që i thotë vetes i majtë (partia e tij ka qenë kundër monarkisë në referendumin e ‘97 dhe nismëtare e kushtetutës republikane që kemi sot) që vuri shiritin ceremonial të kryetarit për të pagëzuar martesën mbretërore. Ai ka bërë dhe më. Kur kriza mes aktorëve plasi, ai i “gjeti punë” Robert Ndrenikës  duke e bërë pjesë të Këshillit Artistiko-Kulturor, ku merr 45 mijë lekë për çdo mbledhje gjë që mamaja e Elias, Yllka Mujo e bën prej 2014-ës.

Këto qoka të vogla me sa duket e dhanë efektin e tyre. Më shumë se për teatrin e ri me sa duket “princesha” është angazhuar për lali Erin. Deri në atë pikë sa të nënshkruajë edhe për të prishur monumente që filluan të ndërtohen me ullnetin e mbretit. Por edhe kjo nuk përbën një çudi, sepse siç këndonte dikur kryeministri i sotëm: “gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë”.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Lal kros, lal kros…
    Njoni shkruj e tjetri vulos…
    Ne fund (ka gjithmon nje fund), dy kategori do dalin te felliqur. Aleanca te panatyrshme te ‘monarkeve’ me lalin dhe ‘hoxhallarve’ me te gjatin.

  2. Pervec ketyre lidhjeve qe permendi, sec kam nje dyshim qe letren e ka diktuar i fejuari i meparshem i te ashtuquajtures “princeshe”, drejtori servil i teatrit, Hervin Culi. Eh si vajti kjo pune, thiatro…

  3. Princi vete ka nje influence te pallogaritshme tek shqiptaret, Princesha me sjelljen prej sherbetoreje ndaj pushtetit te radhes dhe mediokritetin e demostruar ne prononcimimet e saj per fatin e godines se teatrit besoj se ja ka cuar kuotet drej zeror pretenduesit te kurores. Per etike nuk po zgjatem me.

  4. Mbreti? Ca mbreti thoni ore budallenj ku ka pasur Shqiperia mbret? 1 tradhtar qe e vuri monark u vendos nga kryetradhtari serb Esat pashe Toptani,faqeziu qe eshte varrosur bashke me ushtaret serbe.Po ca princeshe mo ej,ky e quan veten Princ gjoja,po ca princi je ti o budalla ti ske mesuar shqip tamam.U bene tradhtaret te vijne te kerkojne fron te Shqiperia e menderosur dhe e sakatuar nga gjithe klasa politike e 25 viteve.Ja pra te ashtuquajturit “monarke” te ketij vendi qe as me ceremoni sjan shpallur ndonjehere princ e princeshe.Ne fakt jane si emertimet e rreperave apo kengetareve qe i vendosin nofken princ ose princeshe,me teper se nje nofke apo alias,sbesoj se emertimi princ dhe princeshe jane te duhur.Per me teper nje mbret qe e vendosen te tjere,qe vec 2 breza ka,dhe djali i tij dhe nipi u rriten jashte shtetit,ca lesh princi thua ti.Ka qene gjyshi dikur mbret per nja ca vite “monarki” dhe une vetequhem princ? Ti ske as 3 breza qe mund ta kesh trasheguar monarkine plus ca familje fisnike jeni ju mo tradhtare? Duhet te jesh familje fisnike apo noble qe te shpallesh mbret.Historikisht vetem principata e Arberit,Gjergj Kastrioti mund te quhet mbret,ai po e meriton sepse eshte nder i kombit.Kurse Zogu me prejardhje turke te quhet mbret shqiptar? Sbesoj!

    1. Ti qenke një koqe idioti sepse kur u bë mbret Ahmet Zogu, Esat Pashë Toptani (që krahasuar me këta politikanët plehra të rilindjes ka qenë 1000 herë më i zoti), kishte 18 vjet që kishte 18 vjet që ishte vrarë.

      Se ka shumë plehra si puna jote kemi edvin drrogën në krye.
      Të qift kina nonën me historinë që njihke.

  5. Veliaj: krimbi tipik zvarranik i politikes shqiptare.Nese mund ta krahasosh kete njeri me nje zhapik i ben nder.Ky eshte si ata zhapiket qe levizin rrembimthi e duan gjithmone te terheqin vemendje.1 here ta shohesh kete njeri e te shkon dita ters.Eshte aq mashtrues ordiner sa mer cmimin oskar te mashtrimit.Mashkull ordiner!

  6. Komunizmi eshte kancer qe ka prekur thuajse te gjitha qelizat e Shqiperise. Kush nuk donte te prekej, o jetoi e vdiq me nder por i mjere, ose u largua jashte shqiperise. Nuk hiqet ky kancer, thjesht sofistikohet e behet me ngjites dhe imun.

  7. Zogu e ka mbiemrin ZOGOLLI. Ka qene burre mbi burrat , o partizan pa emer. Nuk ka qene turk por shqiptar. Por si gjithmone per aresye polike njerez qe njohin vetem vitet ’44 ku kane ” leftuar kontra “gjermanit e italianit, krenohen. E pastaj per 50 vjet e lane popullin fukara e kane byth te shajne. Nuk diten te bejne ekonomi vetem vrasje e fukarallek. Por keni te drejte se ju keni ngele atje.

  8. Po kujt i thua o Llano….. falë zoti për këtë skënderbeun e lapsit që nuk është gjallë ai i vërteti se do ti kishte prerë KOQET me shpatë.

  9. kjo princesha, a mbretnesha kur do beje ndonje femij, kur do lindi shkurt muhabeti. apo nuk i punojne, se eshte nja 40 e kusur vjece. me duket se po shuhet familja mbretnore. ha, ha, ha. dhi shyte. kur te behesh nene eja dhe ha mut sa te dush, more vesh mbretnesh???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *