• |
ide | kryesore

A prezantohet edhe Afrika në finalen e Botërorit?

Rusi 2018, Sport



“Kombëtarja e Francës nuk është vërtetë aq franceze dhe nëse ka avancuar në finalen e Kupës së Botës është sepse ka rekrutuar gjigantët nga Afrika”, është pretendimi i zëvendës-presidentit të parlamentit të Iranit, Ali Motahari.
Cështja është nëse ka të drejtë…!? Ndoshta po e ndoshta jo, sepse ata janë të gjithë francezë për sa kohë përfaqësojnë fanellën e Les Bleus, por një meritë ka natyrisht edhe kontinenti afrikan që ka furnizuar Francën me lojtarë të tillë madhështorë si Pogba, Varane apo Umtiti.
Skuadra e Francës përfshin dy lojtarë që kanë lindur jashtë territorit francez – mbrojtësi Samuel Umtiti i lindur në Kamerun u trabsferuar në Francë bashkë me familjen kur ishte 2 vjec, ndërsa portieri Steve Mandanda në të njëjtën moshë mbërriti në Francë nga Kongo.
15 nga 23 lojtarët e Francës në Rusi 2018 janë me origjinë afrikane, duke filluar nga Kimpembe që e ka të atin kongolez, Pogba, Mbappe, Dembele, Kante, Matuidi, N’Zonzi, Fekir, Mendy, Sidibe, Lemar e Rami (të gjithë me prindër afrikanë), deri tek Tolisso që mund të kishte përfaqësuar Togon.
Lojtarë të rëndësishëm, që kanë bërë diferencën për Francën, por që në sytë e kombeve të tjera nuk është edhe kaq bukur sa e shohin francezët. Ali Motahari i është drejtuar Fifa-s ti japë fund pabarazisë në futboll, duke kërkuar që skuadrat të përfaqësohen vetëm nga qytetarët “e vërtetë” të vendeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *