• |
ide | kryesore

Ja çfarë presin shqiptaret në Europa League, në lojë 720 mijë euro

Sport



Pasi e nisi Kukësi me barazimin 0-0 në Champions League, kundër Valetës, është radha e Europa League dhe tre skuadrave shqiptare që kërkojnë suksesin në raunin e parë të kompeticionit. Sigurisht, në këtë fazë të kompeticionit Partizani, Laci e Luftëtari kërkojnë të përmirësojnë financat me shifrat që inkasohen nga Uefa, jo vetëm për pjesëmarrjen, por edhe kalimin e turit.

Në këtë pikë, Europa është fondamentale për atë që tre klubet do të diskutojnë në sezonin e ardhshëm në Superiore. 220 mijë euro dhe 240 mijë që do përfitohen për cdo klub shqiptar, nëse kalohet raundi i parë i Europa League (pa llogaritur që bonusi shtohet me 20 mijë euro për cdo raund në të ardhmen).

Debutimi i Luftëtarit…

Por gjërat nuk janë të thjeshta për Luftëtarin, që zbret i pari në fushë kundër Ventspils. letonezët nuk mund të quhen skuadër e lehtë, por është e kalueshme.eksperienca në fakt është e gjitha për ta, shumë frekuent në kompeticionet europiane në krahasim me gjirokastritët, që e shohin këtë arritje për herë të parë në histori. Ndryshimi i trajnerit dhe lëvizjet në merkato e kanë bërë skeptik ambjentin bluzi, por vetëm sepse nuk kanë arritur ta shohin ende formacionin në veprim: gjithëesi është momenti që Luftëtari të kërkojë kalimin e turit dhe një gol në transfertë do të ishte prioritet.

Ahmedi kundër Partizanit…

Më të vështirë nga të gjithë e ka Partizani. Të kuqtë janë përballur me një short “të pashpirt” që i vendosi përballë Maribor. Sllovenët janë një skuadër potencialisht e aftë ti krijojë probleme edhe në Selman Stërmasi të kuqve, mjafton të përmendësh faktin që 7 lojtarë të Maribor luajnë me skuadra përfaqësuese: 5 me Slloveninë, 1 Bosnje Hercegovinë dhe një me Shqipërinë. Valon Ahmedi do të luajë kundër mikut të tij në kombëtar Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit në ndeshjen e orës 17. një përplasje interesante, ashtu si edhe dëshira për të parë në veprim të kuqtë në daljen e parë përpara publikut të shtëpisë nën markën Skënder Gega. Tekniku ka patur jo shumë kohë në dispozicion për të konsoliduar formacionin, por idenë e ka të qartë…i vetmi problem është se kundërshtari nuk e ndihmon aspak ta nis me sukses debutimin në kryeqytet.

Kundërshtar qipriot për Laçin…

Anorthosis nuk do ta ketë një kundërshtar të lehtë Lacin. Kurbinasit mund të kenë probleme për tu shfaqur në nivelin e kampionatit të fundit pa teknikun Mezani në pankinë, por bardhezinjtë nuk janë të parrahur me Europa League, ndonëse kalimi i turit ka ndodhur vetëm 1 herë në 6 prezencat e kurbinasve në Europa Legaue. Në 2014 -15 Laci kaloi sllovenët e Rudar Velenje me 11 metërsha, përpara se të dorëzohej në raundin e dytë ndaj ukrainasve të Zorya Luhansk me rezultatin e përgjithshëm 1–5…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *