Emiljano Nina, mesnatën e së shtunës, qëlloi me pistoletë tek “Havana” duke krijuar terror mes klientëve të lokalit. Një ditë më parë 23- vjeçari Nina doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por gjatë të gjithë seancës nuk ka pranuar të flasë për akuzat e ngritura ndaj tij.
Seanca ka zgjatur për rreth 20 minuta, ndërsa më pas 23-vjeçari është dërguar drejt ambienteve të paraburgimit. Mësohet se asnjë prej familjarëve të 23-vjeçarit nga Tirana nuk është paraqitur në Gjykatën e Vlorës.
Nina u arrestua pak pas ngjarjes, ndërsa nga ana e Policisë u tha se konflikti kishte ardhur për motive të dobëta, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit me të cilin është konfliktuar. Gjithashtu, dëshmitarët kanë bërë publike faktin se në disko ka pasur një sherr masiv mes shumë personash, duke goditur njëri-tjetrin me karrige dhe shishe.
Pas ndërhyrjes së Policisë, u bë e ditur se 23-vjeçari Nina ka qëlluar katër herë me pistoletë në ajër dhe për këtë arsye akuzohet për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike dhe kanosje”.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur në disko “Havana”, mësohet se mes të rinjve ka pasur një konflikt të mëparshëm, pasi Nina kishte ngacmuar të dashurën e personit të paidentifikuar që mësohet se është gjithashtu po nga Tirana.
Le t’a shpallim kete djalosh trim Pishtar ose Hero te Demokracise!