• |
ide | kryesore

11 MË TË MIRËT E RUSI 2018

Rusi 2018, Sport



Thibaut COURTOIS (Belgjikë) – Në Botërorin e gafave, belgu i Chelsea ishte sigurisht portieri me besueshmëri të vazhdueshme. Një pikë force e padiskutueshme në vendin e tretë historik të Belgjikës, me rekord pritjesh në një ndeshje të vetme pikërisht kundër Brazilit. Asnjë gabim dhe “Doreza e Artë” e merituar.

Kieran TRIPPIER (Angli) – I djathti i Southgate ishte një surprizë e këndshme. Teknik e preciz, ishte ai lojtari që krijoi më shumë raste për shokët e tij në të gjithë Botërorin. Madje edhe shënoi në gjysëmfinale kundër Kroacisë me një goditje dënimi spektakolare. Jo keq për një mbrojtës, megjithëse edhe Pavard meriton të jetë në formacion.

Raphael VARANE (Francë) – Praktikisht perfekto për gjatë gjithë Botërorit, por kjo nuk është dicka e re. I pakapshëm në mbylljen e hapësirave me gjithë qetësinë e duhur. Mënyra për të kontrolluar zonën dhe ndërhyrjet e pastra, gati gjithnjë me siguri, e bëjnë të domosdoshëm në qendër të mbrojtjes. Goli kundër Uruguay ishte kurorëzimi i duhur për Botërorin e tij.

Yerry MINA (Kolumbi) – Me të në fushë Kolumbia pësoi vetëm një gol dhe nuk humbi asnjë ndeshje, por vlera e qendrës gjigante të mbrojtjes ishte mbi të gjitha në sulm e për këtë meriton një fanellë në top-11. Tre prezenca, tre gola: mbrojtësi i parë që ia del në një Botëror të vetëm.

Domagoj VIDA (Kroacia) – Fytyra e tij e ashpër, gati me pamje të një të keqi, èshtë ajo e Kroacisë. Mbrojtësi bjond bëri historinë bashkë me shokët e tij duke krijuar një dyshe solide me Lovren. Në gol kundër Rusisë e shënoi madje edhe në goditjet e penalltive, Vida ishte vërtetë një surprizë e bukur.

N’Golo KANTE’ (Francë) – Në mesfushën e Francës është lojtari që do të ishte titullar me cdo trajner të botës. Nuk ka teknikën e Pogba apo regjinë e Modric e të tjerëve, por është një motor i palodhshëm, taktikisht perfekt. Një tip lojtari që në skuadrat më fituese të historisë nuk mungon kurrë.

Luka MODRIC (Kroacia) – Titulli i Lojtarit më të mirë të Botërorit flet vetë, por regjisti kroat ka magjepsur për gjithë Botërorin me gjeometritë e tij dhe lëvizjet të sakta me centimetra. E vetmja notë negative ishte nga pika e bardhë e penalltive, por kjo e bën edhe më njerëzor.

Eden HAZARD (Belgjikë) – I coi Djajtë (e kuq) në kopështin e tij të Eden me gola e asist gjatë gjithë Botërorit. Thjesht i paparashikueshëm mes driblimeve e lëvizjeve mes linjave, Hazard e luajti titullin më i mirë i Botërorit deri në fund me Modric.

Antoine GRIEZMANN (Francë) – Deciziv si asnjëherë tjetër. 4 gola dhe asist për shokët e në cdo pikë kyce të Botërorit rë Francës është fima e tij. Ftohtësia në goditjen e penalltive, edhe në finale, meriton duartrokitje, ashtu si lëvizjet e tij pas shpinës së Giroud.

Ivan PERISIC (Kroacia) – Kur ndizej ai Kroacia fluturonte. I jashtëzakonshëm ashtu si edhe në kampionat, sulmuesi ishte njeriu plus i Dalic në fazën finale të turneut. Goli në finale është një mrekulli, ndërsa për ti shtuar vlerën janë edhe dy shtyllat e goditura.

Kylian MBAPPE’ (Francë) – Lojtari më i ri që shënon një dygolësh në Botëror pas Pelé; gjithnjë më i riu që shënon në finale, po pas Pelé. Me pak fjalë, kishte që nga kohët e Pelé që nuk shihej një djalosh kaq protagonist në një Botëror.

Teknik: Oscar Ë. TABAREZ (Uruguay) – Nuk u rendit në katër më të mirët, por trajneri i Botërorit në Rusi është ai. Maestro në stil e në futboll, Tabarez e coi Uruguay në cerekfinale dhe pati fatkeqësinë ta luante pa Cavanin. Jashtë fushës, me patericat e tij dhe dëshirën për futbollin përtej cdo gjëje, fitoi gjithcka edhe me fjalët e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *