• |
ide | kryesore

Drama e Olga Carmona: Spanja kampione bote me golin e saj, pas ndeshjes mësoi se kishte humbur babain

-Instant, Sport
Olga



Gëzimi i madh u pasua nga një dramë e fortë familjare. Olga Carmona shënoi golin vendimtar në fitoren 1-0 të Spanjës në Kupën e Botës kundër Anglisë. Lumturia e madhe mori goditjen pas ndeshjes, kur mësoi se babai i saj ishte ndarë nga jeta. Një dramë e vërtetë për futbollisten, në momentin më të lumtur të karrierës së saj. Futbollistja e Real Madrid ka kaluar nga lotët e gëzimit, në ato të hidhërimit për të atin, vdekja e të cilit duhet të ketë qenë e papritur.

Lajmin e bëri të ditur Federata Iberike e Futbollit, e cila nuk ka zbuluar shkaqet apo kohën e vdekjes së të atit të futbollistes. “Të duam Olga – shkruan federata në Twitter – Ti je pjesë e historisë së futbollit spanjoll”.

Lexo më tej: Carmona ngjit Spanjën në çatinë e botës: thyhet Anglia, Wiegman nuk bën më mirë se Southgate

Nuk është në fakt e qartë se kur e ka marrë lajmin e hidhur lojtarja e Real Madrid. Lojtarja u pa të merrte pjesë në festimet në fushë, bashkë me shoqet e skuadrës së saj. Carmona u votua si lojtarja e ndeshjes në finale dhe e festoi golin e saj me një dedikim për një mikeshë që së fundmi kishte humbur nënën e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *