• |
ide | kryesore

Pelé elozh Mbappé: Francezi i përgjigjet kështu…

Rusi 2018, Sport



Të fitosh një Botëror nuk i ndodh të gjithëve e ta bësh 19 vjec është akoma edhe më vështirë. Pastaj nëse në finale shënon edhe një gol, atëherë futesh vërtetë në histori. Në Francë-Kroaci me gola e performancë Kylian Mbappé u bë protagonist i vërtetë. Sulmuesi i Psg, 19 vjec e 207 ditë është shënuesi i dytë më i ri në një finale Botërori, pas shpinës së më të madhit të të gjitha kohërave, Pelé. Nuk mund të mungonte vlerësimi i O Rey, përmes një mesazhi në Tëitter, për mbërritjen në klubin Under 20: “Është bukur të kesh shoqëri”, komentoi Pelé, që vazhdoi me batutë: “Nëse Mbappé vazhdon të më barazojë rekordet mund edhe të shpluhëros këpucët e mia sërish”. E menjëhershme përgjigja e francezit: “Mbreti do të mbetet përgjithmonë mbret”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *