• |
ide | kryesore

Incidenti/ “Kulla ajrore e Tiranës për pak i ‘dorëzoi’ në Serbi krerët e Kosovës”

Lajme



Delegacioni kosovar që ishte nisur diten e marte për në Bruksel, me avionin privat të ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, ku ishin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministri Fatmir Limaj, ka pasur një incident i cili ka mundur që ata t’i çoj në duar të serbëve.

Drejtori i Klan Kosova, Baton Haxhiu i cili ka qenë bashkë me ta në avion, ka bërë të ditur lajmin duke thënë se avioni privat i Pacollit, me të cilin ndodhej delegacioni kosovar, kishte pasur një incident pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerr në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia, shkruan gazetametro.net.

E gjithë kjo situatë që sipas Haxhiut për pak sa nuk përfundoi në incident diplomatik, ku tre ish krerët e UÇK-së, tani liderë të institucioneve të Kosovës, do të mund të ndaloheshin nga autoritetet serbe, ishte shkaktuar nga pakujdesia e kullës ajrore të aeroportit të Tiranës, që duhej t’i jepte avionit direksione drejt Brindizit, e jo drejt hapësirës ajrore të Republikës Serbe.

Haxhiu ka thënë se kjo situatë ishte vërejtur nga Pacolli, edhe ishte evituar prej tij, pasi në këtë moment ai i kishte dhënë urdhër pilotit që avionin ta kthente në Tiranë.

Pra delegacioni i Kosovës i nisur për në Bruksel, ishte kthyer në Tiranë, dhe sërish tani përmes vijës ajrore të Brindizit kishte shkuar në Bruksel, ku tani edhe janë anëtarët e delegacionit kosovar.



3 Comments

  1. Entitetni terrorist ” rebublika serbe e bosnjes” dhe territori ajror nuk kontrollohet nga serbia, por nga shteti i bosnjes…

    edhe sikur te kalonin aty asgje nuk do ndohte sepse bosnjia nuk ka avione

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *