• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Greqinë, Meta: Të respektohet Kushtetuta dhe barazia mes palëve

Lajme



Gjatë konferencës për shtyp me rastin e ardhjes së homologes së tij kroate Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti Ilir Meta foli edhe për paktin detar me Greqinë.

“Ky është një proces i cili duhet të bazohet në barazinë e palëve në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe së dyti, edhe në respekt të Kushtetutës dhe legjislacionin përkatës.

Nga ana ime si president, dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka për të përmbushur detyrimet e mia në mënyrën më konstruktive, por gjithmonë në respekt të Kushtetutës së vendit dhe të transparencës dhe bashkëpunimit si me qeverinë, ashtu edhe me Kuvendin e Shqipërisë, që kanë përgjegjësitë e tyre për këtë proces”, – tha kreu i shtetit.

Meta tha se duhet bashkëpunim politik për të zgjidhur ngërçet që krijohen efektet e reformës në drejtësi, siç është plotësimi me anëtarë i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

“Reforma në drejtësi është shumë e thellë, madhore, komplekse. Duke shpresuar mbështetjen për ecurinë e kësaj reforme dua tu siguroj për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore që ka Presidenti për çështjet e drejtësisë në mënyrë më transparente.

Ashtu siç kam bërë më herët, dua të theksoj rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës për të kaluar çdo moment të vështirë që mund të vërë në vështirësi krijimin e institucioneve të drejtësisë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *