• |
ide | kryesore

300 milionë euro për katër emra, Real Madrid nis sulmin

Sport



Dy futbollistët e Chelsea Eden Hazard and Thibaut Courtois janë emrat më të rëndësishëm në listën prej katër futbollistëve të cilën Real Madrid ka përzgjedhur për të forcuar skuadrën, e për të cilët ka bërë gati cekun prej €300 milion euro (£267m/$350m), sipas asaj që raporton Don Balon.

Fantazisti dhe portieri i londinezëve kanë qenë prej kohësh në shënjestër të presidentit, Florentino Perez, i cili po përpiqet të rindërtojë Madrid pas largimit të Cristiano Ronaldo tek Juventus.

Si kundërpërgjigje për lëvizjen e torinezëve, merengues duan ti rrëmbejnë kampionëve të Italisë mesfushorin Miralem Pjanic, ndërsa katërshen e plotëson ish-juventini tani tek Milan, Leonardo Bonucci, që do të forconte kështu prapavijën e teknikut të ri Julen Lopetegui.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *