Ylli i kushtuar presidentit amerikan Donald Trump në Walk of Fame në Hollyëood është shkatërruar plotësisht me një kazmë. Gazetari i NBC Los Angeles, Jonathan Gonzalez ka shpërndarë në Twitter pamjet e yllit të dëmtuar.
Sipas disa dëshmitarëve, autori i gjestit ishte një burrë i cili ishte prezantuar me një kuti kitare në dorë. Prej andej ka nxjerrë një kazmë dhe ka shkatërruar yllin e kreut të Shtëpisë së Bardhë. Personi është larguar para se të vinte policia duke humbur gjurmët. ©LAPSI.al





