• |
ide | kryesore

Nga kampionë në dështakë, Williams mendon largimin nga F1

Sport



Claire Williams po merr në konsideratë të heqë dorë nga F1, duke qenë se ka makinën më të ngadaltë dhe probleme financiare. Por ajo nuk mund të fajësohet pse po hedh “peshqirin” dhe po largohet nga skudëria e ndërtuar nga i ati. Një makinë dikur e lavdishme është sot në pozitat më të vështira. Ish-piloti i Williams, Jacques Villeneuve, kampion në 1997, e konsideroi skuadrën, vetëm pak kohë më parë, si “të vdekur”.

E bija e Sir Frank Williams përballet tani me faktin se Williams është makina më e ngadaltë në F1. Financat e tyre janë në vështirësi, për më tepër që sponsori i tyre kryesor, Martini, nuk do ta rinovojë kontratën.

Ata do të humbasin gjithashtu edhe pilotin e tyre të sponsorizuar, Lance Stroll, i cili paguhet nga i ati bankier bilioner, e që po e shtyn drejt rivalëve të Force India.

Williams që drejton skuderinë që nga 2013 pranoi: “Sigurisht që po mendoj të largohem. Cdokush me një skuadër në të tilla pozita do ta bënte. Pyes veten nëse jam njeriu i duhur për këtë punë, por nuk kam shkuar deri në atë pikë sa kur dal para pasqyrës mendoj se jam unë problemi”.

Nuk ka asnjë shenjë se problemet e Williams mund të përmirësohen në Cmimin e Madh të Hungarisë: Rezultatet e 19 vjecarit Stroll dhe shokut të skuderisë Sergey Sirotkin, 22, janë për tu harruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *