• |
ide | kryesore

Në prag të sezonit turistik, qytetet bregdetare probleme me ujin e pijshëm dhe kanalizimet

Lajme, Të fundit
turizmit, turizmi



Disa nga qytetet më të mëdha turistike në Shqipëri, që viteve të fundit shënojnë rritje të numrit të pushuesve, kanë probleme serioze me sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve.

Raporti i fundit i Entit Rregullator të Ujit thekson problematikat për vitin 2023 të shoqërive të ujësjellësve në qytete bregdetare si në furnizmin me ujë, humbjet e mëdha në rrjet, mosarkëtimet financiare dhe mungesën e mbulimit me kanalizime.

Sipas raportit asnjë nga qytetet turistike bregdetare të vendit nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje, ndërkohë që kohëzgjatja e furnizimit me ujë për disa nga qytetet e mëdha bregdetare është tejet e shkurtër në raport me nevojat e përdoruesve. Sipas të dhënave të Raportit të Entit Kombëtar të Ujit, Vlora dhe Durrësi furnizohen me ujë vetëm 13 orë në ditë, Lezha dhe Himara me 18 orë ndërsa Saranda 19 orë në ditë.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në nivel kombëtar, sipas Entit Rregullator të Ujit, është 16.6 orë në ditë, me një rritje të lehtë prej 0.3 orë në ditë krahasur me vitin 2022.

Ndërsa “mbulimi i furnizimit me ujë në shkallë kombëtare për vitin 2023 është në nivelin e 76.2% nga 78% që ishte në vitin 2022, pra ka pësuar një rënie me rreth 1.8%,” thotë raporti i Entit Rregullator të Ujit.

Rënia e këtij treguesi, thuhet në raport, ka ardhur nga rënia popullsisë në zonat që administrohen nga shoqëritë e ujësjellësëve me 58,098 banorë, “ndërkohë që popullsia e shërbyer me ujë ka pësuar një rënie me 127,055 banorë”.

Ndërkohë qytetet bregdetare kanë normat më të larta të humbjes së ujit ku mbi 70% e sasive të ujit që hidhet në rrjet nuk arkëton të ardhura, një shifër tejet e lartë kjo krahasur me qytetet e tjera dhe që flet për situatën kritike të menaxhimit.

Vlora shënon humbjet më të mëdha të ujit në rrjet pa u paguar me rreth 79,4 % të sasisë totale të ujit , pasuar nga Durrësi ku 71,4% e ujit nuk arkëton të ardhura, Lezha me 70,8% të ujit , Saranda me 70,6% dhe vetëm Himara ka treguesit disi më të ulët me 47,9 % të ujit që nuk paguhet.

Në shkallë kombëtare vlerësohet se shoqëritë e ujësjellësëve tërhoqën nga natyra për të dërguar në rrjetin e konsumatorëve rreth 307 milionë metra kub ujë, por 64% e sasisë së ujit humbi në rrjet si pasojë e mungesës së matësave dhe problemeve të menaxhimit dhe vetëm pjesa tjetër u pagua nga përdoruesit.

Situata me kanalizimet në qytetet bregdetare është edhe më rënduar. Në Durrës sipas raportit mbulohet vetëm 51,7% e territorit me kanalizime, në Vlorë 72.4%, në Lezhë 45,6%, në Himarë vetëm 20%, ndërsa në Sarandë 46,4%. Sipas raportit “në shkallë kombëtare mbulimi me kanalizime është në nivelin e 55% dhe vijon të ketë një prirje rritjeje edhe për vitin 2023 me një përmirësim të vogël me 0.8% krahasuar me vitin 2022”.

Në sektor, thuhet në raport, janë ende rreth 33 mijë klientë, të cilët e realizojnë grumbullimin e ujërave të ndotura nëpërmjet gropave septike kundrejt 708 mijë klientëve që shërbehen nga shoqëria me kanalizime.

Disa nga ujësjellësit e qyteteve bredgetare kanë kërkuar rritje tarifash të ujit për konsumatorët që në disa raste edhe janë miratuar nga Enti Kombëtar i Ujit, por sektori sipas analistëve të ekonomisë ka shënuar përmirësime dhe shoqëritë e ujësjellësve kanë qenë shpesh në qendër të kritikave të forta për menaxhimin dhe shpërdorimet financiare.

Problemet e sektorit të ujit janë një sfidë edhe për turizmin shqiptar i cili po shënon rritje të turistëve në qytetet bregdetare e cila shoqërohet me probleme me shërbimet, përfshirë edhe ato më jetike, sikundër është furnizimi me ujë, apo sigurimi i rrjeteve të kanalizimeve të ujrave të ndotura./VOA



4 Comments

  1. Himara Autonome
    Problemi i ujit esht pak i veshtire
    Mbasi burimet ujore jane ne zonat mesilmane
    Pamvaresisht se keto zona ndodhen ne bashkin e Himares
    Propoganta dhe rretorika e politikes anti Himarjote
    Pretendon se uji esht i pa mjaftushem per vet fshaterat we kane nurimr
    Pra nje politik ekstreme dhe nje rracizem jssjtekohor
    Me mire te derdhet uji ne det dhe Himarkotet te mbeten pa uje
    Newoftese ske uje drite ajer ska dhe jete
    Cfar do te behet per te furnizuar me uje Himara
    Pik pietje e madhe
    Do mare uje
    Ado aratiset dhe do mergohet si ne kohen e turkut
    Fatkeqesi
    Kejo fatkeqesi ka ndjekur ne shekuj zone e Himares
    Si mendon politika
    Cfare thot inteligjenca shqipetare
    Cohuni ne protesta per te mos lejuar Himaren te mare uje
    Ne fakt a ka uje per te mare Himara
    Sa litra uje duhen per furnizimin e krahines se Himares
    Sa uje ka we ne Rramice e deri ne shevasi
    Sa popullate ka sa hektare toke ka qe ka nevoj per tu vaditur
    Neqoftese ska uje te bollshem per vaditje te behen rrrzervuare te behet nje termocentral ku ujet ehidrocentrslit te Ramices te kaloje ne perdorim te vaditjes gjat beharit dhe te gjith te ken uj te pijeshem
    Nje propgante e pa llogjik dhe rraciste qe si sherben as kohes dhe as popullit
    Propogand luftenxitese fetare e cila demton imazhin e demokracis dhe fqinjesis se mire
    O TE PRAPAMBETUR WE NE KOHEN E SURCE BEGUT E DERI NE. KOHRN E SOTME NE VITIN 2024 topi bam e mivua tutje
    Hpni njecike vend we te bjere era demokraci dhe mirekuptim
    500 vjet me kllec ne dore mbi Himaren
    Do u zere buka site skam se cthem tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *