• |
ide | kryesore

Hamilton superior me një makinë inferiore, Vettel çfarë po ndodh…!?

Sport



Libri i justifikimeve gati ka mbaruar. Duke kaluar nga goditja në kualifikuese për shkak të ujit që e bëri Hamilton të fluturojë, gjithmonë i frymëzuar nga asfalti i lagur. Por një fletë shkoi dëm duke parë skapamenton e Bottas, edhe ai përpara në start. Broshura në fjalë, më pas, u përdor vazhdimisht në garë.

Nisja para së gjithash, momenti deciziv që dyshja e Ferrarit nuk diti ta shfrytëzojë, përkundrazi. Administrimi i garës, diskutuar në kushtet ideale të gjykuara për Ferrarin. Por..!? Hamilton triumfoi me prepotencë, duke luajtur praktikisht me konkurencën. Vështirë në fakt të justifikohen 17 sekondat e shkëputjes të fiksuara nga Vettel në finishin e Budapestit, me cirkuitin e temperaturat të bëra enkas për Ferrarin.

Një tjetër anomali është ajo e përfaqësuar nga gara e Raikkonen, që me shumë mundësi do ta kishte kaluar lehtësisht Vettel në kilometrat e fundit pavarësisht dy ndalesave në boxe. Sigurisht nuk e provoi për të shmangur incidentet e mëtejshme në skuderi.

Një cështje tjetër është edhe ajo që i takon superioritetit teknik të pretenduar nga Ferrari në këtë fraksion të sezonit. Nëse është vërtetë kështu atëherë do të thotë se Hamilton është një nivel më lart se Vettel. Përpara pauzës verore diskutimi mbyllet me shifra. Në 2017 Vettel u largua nga Budapesti me 14 pikë avantazh ndaj Hamilton. Një vit më vonë niset për pushime me një diferencë – 24, edhe pse zotëron një makinë në dukje superiore. – 38 është bilanci i plotë. Një lajm më shumë se i keq po të mendosh finalen e sezonit të kaluar.

213 pikë për pilotin e Mercedes në krye të Botërorit të Formula 1, pas Cmimit të madh të Hungarisë, i ndjekur nga Vettel me 189 por që në dy garat e fundit ka humbur shumë më tepër se vetëm kryesimin….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *