• |
ide | kryesore

Bebe Rexha: Kam qarë vërtet në klip

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha ka vetëm pak ditë që ka sjellë klipin e saj të ri muzikor “I’m a mess”, i cili flet për ndjenjat e saj reale në lidhje me jetën dhe dashurinë.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja vendosi të zbuloi disa fakte që nuk i dinim për këtë projekt të ri muzikor.
Ajo ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe lotët janë të vërtetë.
“Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, shkruajti Bebe. Ndërkohë ka vijuar të xhirojë me lot në fytyrë pasi nuk kishte kohë që të ndërronte grimin. Kënga flet për dashurinë që ka Bebe për një djalë, i cili nuk ka ndjenja për të. Në klip, këngëtarja ka vendosur të shfaqet e veshur me të bardha si infermiere, ndërkohë që është e shtrirë në krevatin e emergjencës pasi ka zemrën e lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *