• |
ide | kryesore

Porositi shpërthimin e tritolit në shtëpinë në Bathore, policia shpall në kërkim Saimir Kolaverin

Lajme, Të fundit



Policia thotë se ka identifikuar njeriun që ka porositur atentatin me tritol në shtëpinë e Gazmir Dacit rreth një javë më parë. Njeriu që vetë familjarët akuzonin për organizimin e atentatit është pikërisht Saimir Kolaveri, që tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Saimir Kolaveri është babai i të ndjerit Valmir Kolaveri, i vrarë nga Gazmir Daci gjatë një konflikti në Kamëz. Ndërkohë që Gazmir Daci u dënua me 36 vjet burg për vrasjen, familja e tij dhe ai vetë ka qenë nën shënjestër të atentateve me snajper dhe me tritol.

Për shpërthimin është vënë në pranga Vilson Brahaj, personi që vuri tritolin në shtëpinë e familjes Daci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *