• |
ide | kryesore

“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”, thirrje anti-shqiptare në Maqedoni. I pranishëm edhe presidenti Ivanov

Lajme, Të fundit



Përkujtimi i kryengritjes së Ilindentit në Krushevë është shoqëruar me thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve.

Ashtu sikur vitet e shkuara, edhe këtë vit përkujtimi i “Meçkin Kamen” në Krushevë, nuk kaloi pa incidente nacionaliste dhe thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Thirrjet u bënë në momentin që përfaqësues qeveritar vendosën kurora me lule pranë përmendore së kryengritësve të Ilindenit.

Thirrjet anti-shqiptare ndodhën përpara syve të presidentit Gjorgje Ivanov.

Ivanov doli para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit. Ai kundërshtoi ashpër marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, e cila sipas Ivanovit, e ridefinon shtetin dhe e nënshtron atë ndaj Greqisë si dhe e fshin identitetin dhe historinë maqedonase.

“Të nderuar bashkëqytetarë, treguesi më i madh për vlerat e një populli është konsensusi rreth asaj që nuk është në shitje. Emrin e kemi të madh. Do të duan të na marrin, parashikoi Bllazhe Koneski. A me Marrëveshjen e dëmshme greke, ne vetë vullnetarisht do ta japim emrin?! Çështja e emrit dhe identitetit është më e vjetër se secila Kushtetutë, se secila Qeveri, se secili President. Madje është më e vjetër se shteti. Asnjë individ, nga asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të bëjë tregti me këtë emër dhe me këtë identitet”, deklaroi Gjorge Ivanov, president i shtetit.



3 Comments

  1. nuk kan faj kur qelbesira si rama,thaqi e ahmeti kemi ne krye te shqipetarve,bastard stalini,rankoviqi,bregoviqi e vuqiqi.keta pallen as ne tok nuk ju len serbve e rusve te prek.kriminel qe ne ngjizje ne qenefin negjmije ku kan dhjer stalin,tito,popoviq,mao LUU ce dun ,vllahutin e mugosha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *