• |
ide | kryesore

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Arkiva, Kryesore



Kur bëhet fjalë për të ardhmen e Ballkanit, diskursi po ngadalësohet duke propozuar ndarje të reja në rajon – recetë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike.

Liderët serbë dhe shqiptarë kanë hulumtuar mundësinë e zgjidhjes së dallimeve të tyre duke përdorur këmbime territoriale. Ideja e klasifikimit të ndarjeve përmes shkëmbimit të territoreve ka qarkulluar në Beograd për vite me radhë, por kohët e fundit, duket se ka fituar tërheqje edhe te qarqet kryesore shqiptare.

Kjo ide nuk hidhet për herë të parë , por ajo mbetet po aq e rezikshme sa ka qenë edhe në të kaluarën. Lideri i Serbisë Sllobodan Millosheviç dhe udhëheqësi i Kroacisë Franjo Tuxhman komplotuan në fillim të viteve 1990 për të ndarë Bosnjen midis tyre. Por reagimi ndërkombëtar i pengoii ata.

Gjer më tani, politika e Bashkimit Evropian dhe e ShBA ka qenë shumë e prerë: Kufijtë e Jugosllavisë së vjetër duhet të mbeten në vend, dhe zgjidhjet duhet të kërkohen brenda tyre. Për të Ballkanizuar më tej Ballkanin do të thotë të hapësh rajonin ndaj një konflikti të ardhshëm dhe gjakderdhje.

Situata në Kosovë, një nga më të vështirat në rajon, nuk arriti zgjidhje as nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, as nga pavarësia e njohur nga shtetet e mëdha, e vitit 2008. Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit. Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.

Presidenti serb Aleksander Vuçiç po mendon prej kohësh në këtë drejtim, dhe Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, duket të ketë qenë i hapur, siç tha gjatë një bisede.

Së fundmi, kundërshtimi i fortë ndaj këtyre ideve është shfaqur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe drejtuesit e saj në Kosovë. Ata argumentojnë se një ndarje e këtij lloji do të jetë tradhëti ndaj serbëve që jetojnë në jug të lumit Ibër dhe me shumë gjasa do të çojë në një pastrim të plotë etnik të zonës, me kërcënime edhe për monumentet historike ortodokse në atë zonë. Nga serbët e mbetur në Kosovë, shumica jetojnë në jug të Ibrit.

Ankthe të tilla janë pa dyshim të bazuara. Një shkëmbim territoresh ka gjasa të ndiqet nga një shkëmbim popullsie për të krijuar territore etnikisht homogjene. Ndërsa disa pretendojnë se kjo mund të hapë rrugën për më shumë stabilitet, eventualisht duke përfshirë një bashkim edhe më të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, kjo vështirë se do të ndodhë. Përpos detajeve të diskutueshme në vendet që preken menjëherë, kjo do të rrezikonte të hapë Kutisë së Pandorës për sfida të reja në të gjithë rajonin. Mund të riniste debatin për të ardhmen e Bosnjës. Krerët e ashpër serbo-boshnjakë, me siguri që e mirëpresin rastin.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Gjithçka përveç Thaçit

Veton Surroi: Tabela e shahut e Vuçiçit

Por çështja më e vështirë dhe më e rrezikshme është ajo e Maqedonisë, ku shqiptarët janë pjesë thelbësore e popullsisë. Nëse zonat shqiptare të rajonit që kanë vijimësi teritoriale fillojnë mblidhen së bashku përmes një procesi të shkëmbimeve territoriale, do të ngrihen ata ata që do të pyesin pse kjo nuk u dashkërak zbatuar edhe në Maqedoni.

Një poces i tillë do të thotë ‘të luash me zjarrin’.

Brukseli dhe Uashingtoni edhe mund të thonë që: nëse liderët në rajon bien dakord për një shkëmbim territori mes Serbisë dhe Kosovës, pse duhet të kemi ndonjë kundërshtim? (lexo shkrimin poshte) Ata mund të duken të qetësuar sidomos nëse në paketë përfshihet edhe krijimi i marrëdhënieve të plota diplomatike. Mbi të gjitha kjo është i rrezikshme. Në një kohë kur e gjithë vëmendja duhet t’i kushtohet nxitjes së stabilitetit, të kalosh në anën tjetër të kësaj  çështje do të thotë “t’i hapësh rrugë” destabilitetiit për dhjetvjeçarët që vijnë.

Nuk ka dyshim se duhet të gjendet një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, për të shpënë më tej ambiciet e integrimit evropian dhe atlantik të të dy vendeve. Kjo mund të përfshijë një shkallë më të madhe të decentralizimit për pjesët serbe të Kosovës dhe mund të nënkuptojë pranimin e Kosovës edhe në Kombet e Bashkuara.  U bënë më tepër se pesë vjet që kur BE ndërmjetësoi një marrëveshje që tregon hartën e rrugës drejt marrëdhënieve normale mes dy vendeve, por që atëherë, përpjekjet diplomatike të BE dhe  SHBA janë venitur. Si rrjedhojë, ideja e ndarjes është rishfaqur në këtë rajon të ballkanizuar edhe më shumë.

A qëndron ShBA pas idesë të ndryshimit të kufijve?

Kjo përbën rrezik, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet të bëjnë sytë katër. Integrimi gradual për Serbinë dhe Shqipërinë në BE dhe NATO, sipas kufijve ekzistues, është rruga e vetme drejt stabilitetit afatgjatë në rajon. Loja me hartaa dhe ndarjet në Ballkan, shkaktuan katastrofat e fillim viteve 1990 dhe mund të prodhojnë sërish të njëjtin efekt.

Marrë nga Washington Post 
 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *