• |
ide | kryesore

VIDEO/ Mbytet një 70-vjeçare në Velipojë, dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën

Lajme, Të fundit



Një e moshuar rreth 70 vjeçe është mbytur në det në plazhin “Ada” në Velipojë.

Dyshohet se gruaja ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Ndonëse jo në territorin e tyre, vrojtuesit e një resorti privat i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.

Por pushuesit kanë deklaruar se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin kur kanë mbërritur bluzat e bardha.

Pushuesit për disa çaste ata i bëjnë masazh zemre, por pa mundur ta rikthejnë në jetë gruan, ashtu siç mund të shihet edhe nga kjo video e siguruar nga BW.

https://www.youtube.com/watch?v=ccNNW2Z7wEY



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *