• |
ide | kryesore

Një shqiptare në politikën belge, 18-vjecarja kandidate në zgjedhjet lokale

Lajme, Të fundit

Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje. Tanimë në radhët e atyre që i futen politikës aty janë edhe të rinjtë.

Klaudia Hajdari ka qenë vetëm 16 vjec kur u zgjodh si ambasadore e një organizate për të rinjtë. Ndërsa në tetor të këtij viti 18-vjecarja është zgjedhur si një nga kandidatet në zgjedhjet lokale në komunën Vilvoorde në Belgjike.

“Në fillim nuk e kisha menduar kurrë të futëm në politikë, por jam ambasadore e në një organizatë për të rinj. Kisha shkuar për projektin tim në Salvador në Amerikën Latine dhe kur u ktheva qyteti im Vilvoorde kishte bërë një konferencë për shtyp për mua . Aty njoha kryebashkiakun e Vilvoorde, dhe kemi mbajtur në kontakte. Kur erdhi koha për të bërë listën e partisë për zgjedhjet vendore më pyeti a ke qejf të futesh edhe t’i tek lista e kandidatëve për këshillin bashkiak”, thotë ajo.

Ndër 35 kandidatet ekzistuese si këshilltare e komunës, Klaudia renditet e 14 dhe është e vetmja shqiptare.
“Kam pak emocione se dua ta përfaqësoj mirë Shqipërinë. Edhe komunitetin shqiptar në Belgjikë. Shpresoj, sepse ka edhe shumë konkurrentë të tjerë, kandidatë të tjerë që janë shumë të mirë, janë shumë të fortë, se unë jam akoma e re. Nuk njoh akoma shumë njerëz në Vilvoorde e as ata nuk më njohin mua”, vijon Klaudia.

Ndërkohë që sipas saj një ndër pjesët ku komuniteti në veçanti dhe fëmijët e të rinjtë më shumë kanë nevojë të madhe investimi janë shkollat shqipe, të cilat duhet të shtrihen përtej Brukselit.

“Njëherë dua të ketë shkolla për të gjithë që shqiptarët të kenë mundësi të integrohen. Njerëzit që jetojnë larg nuk kanë mundësi të vijnë deri në Bruksel për t’i çuar fëmijët tek shkolla shqipe”, thotë ajo./ TCh

2 Comments

  1. ndonse zonja klaudia ishte nje perfaqsuese rinie ,dhe ,njerzit vlersuan meritat ,por urtesia eshte vlersimi i percaktuar i aftesive,qe ,te jap rendimentin e duhur ,momentalisht kjo zonje ka nevoje per njohjen qe se njeh ,vlerzimin e saj qe eshte urtesi,dhe detaimin qe eshte organizim mendomi dhe orientimin qe eshte percaktim sukses rendiment ,kjo zonje po te ishte e nje kombesie tjeter ,menjehere ai shtet do mbante lillje me te per ndihmesen e duhur per te zhvilluar mendimin dhe fituar aftesit ne ate fushe ,per te dhene dobit sepse dobit qe ajo jep nuk i perkasin vetem kombit shqiptare per mundesit por gjitha kombet ne pergjegjsi ,vertet ka njerz qe paraqiten me inteligjence te vecante kjo eshte miresi dhurat e zotit por duhet te dalin disa te tjere ti afrojne ndihmojne ,qe te ecin me hapat e fuqise se inteligjences qe kane ne rendiment [sukses],me respekt per kete zonje te nderuar shqiptare,kete xhenerat te re

  2. sot ,pretenduesit politik jan te shumet masi politika dhe ligjet zhvillimin e kam mbi baza interesi ,qe i fut ne rruge probemesh pa zgjillje ,kurse politikanet e sukseseshem ,din si popujt ti zhvendosin ne rrugen e zgjilljeve pa probleme ,ku politika ka karakter rregulli fetar shkencore dhe praktik,e cila si ne politik si ne ligje si ne veprim ne cdo detaj ,nuk len shkaqe per burime krimi vecse dobi per te gjith ullheqesit e virtytshem jan ato qe kuptojne dhe perpiqen ne domosdoshmeri ,ne te cilat varet suksesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu