• |
ide | kryesore

Juventus premion besnikërinë, kontratë si e Dybalas për Pjanic

Sport



Pak orë nga mbyllja e merkatos, Juventus kryen një tjetër goditje të rëndësishme. Bardhezinjntë, në fakt, pasi rezistuan ndaj ofertave të Barcelonës, PSG e Real Madrid, po blindojnë zyrtarisht Miralem Pjanic. Mendja e skuadrës, konsiderohet e paprekshme nga Max Allegri dhe rinovimi i kontratës së mesfushorit nga 2021 në 2022 parashikon një prekje të rëndësishme të pagesës: boshnjaku do të kalojë nga 4,5 milionë aktualë në 7 milionë në sezon, një shifër që e vendos krah Dybala e vetëm pas të paarritshmit Cristiano Ronaldo në klasifikimin e lojtarëve më të paguar të Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *