• |
ide | kryesore

Rrëfimi: Si i shpëtova dy binjaket që donte t’i mbyste e ëma

Lajme, Të fundit



Dy ditë pasi 42-vjeçarja Rudina Kishta dogji shtëpinë e bashkëjetuesit të saj dhe tentoi të mbyste vajzat e saj binjake në lumë, djali që i shpëtoi ka treguar ngjarjen e rëndë.

Në një prononcim për “BW” Ardimir Murataj ka treguar se nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten, ndërsa ai është hedhur në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar.

“Nëna po tentonte të mbyste vajzat dhe veten. U hodha në lumë me një person tjetër për t’i shpëtuar. Isha për peshkim, kur pashë ngjarjen. Ja mora vajzat nënës”- ka thënë ai.

Pasi doli gruaja tentoi ti mbyste vajzat me duar, vijoi ai dëshmine tronditëse.

Jam i lumtur qe arrita ti shpëtoj ata dy engjej – tha Murataj



1 Comment

  1. Respekte-djale-ke bere nje akt heroik duke shpetuar ato dy vajza ,nuk ke qendruar indiferent.Meriton respektin e te gjitheve.Te lumte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *