• |
ide | kryesore

Skandali/ Muxhahedinët sulmojnë gazetarët anglezë në Shqipëri, ndërhyn policia

Lajme, Të fundit



Një grup xhirimi nga Channel 4, që përbëhej nga gazetarja Lindsey Hilsum, producenti Darius Bazarghan dhe gazetari hollandez Vincent Triest janë sulmuar nga një grup muxhahedinësh dhe rojet private të tyre në Manëz, ndërsa po filmonin nga jashtë, ambjentet e kampit.

Ekipi i gazetarëve anglezë i dërguar nga Tv Channel 4 është sulmuar jashtë rrethimit të kampit, ndërsa kanë qenë duke filmuar për përgatitjen e një materiali në lidhje me jetën e muxhahedinëve në Shqipëri. Gazetarët, në momentin që janë sulmuar, nuk kishin hyrë brenda në territorin e kampit.

Pavarësisht kësaj, ata janë gjendur nën kërcënimet dhe dhunën e një grupi muxhahedinësh dhe rojeve private, për faktin e thjeshtë se po filmonin në këtë zonë.

Eshtë dashur më pas ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Policia ka shoqëruar ekipin e gazetarëve dhe kur ka kuptuar se këta thjesht po filmonin nga një ambjent publik i ka lënë të lirë.

Edhe muxhahedinët kanë reaguar për këtë incident me anë të një njoftimi për mediat. Ata pranojnë se gazetarët po filmonin jashtë ambjenteve të kampit, por sipas tyre, gazetarët janë të dërguar të Iranit dhe si të tillë po përdoren nga regjimi për të filmuar ambjentet e kampit, një veprim që sipas muxhahedinëve është i jashtëligjshëm.

“Të premten, më 10 gusht, 2018, një ekip televiziv me tre persona, në mënyrë të fshehtë e pa njoftim paraprak, filmoi dhe fotografoi brenda vendbanimit të anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK), refugjatë në Shqipëri, nga një vend ngjitur. Agjentë vendas shqiptarë të sigurisë, të cilët e pikasën këtë akt të dyshimtë e të jashtëligjshëm i kërkuan të mos filmonin dhe t’ua dorëzonin filmimet. Por anëtarët e ekipit, të cilët u prezantuan si britanikë që punojnë për televizionin britanik Channel 4 TV, e shpërfillën këtë kërkesë dhe vazhduan punën derisa erdhi policia shqiptare dhe i shoqëroi për në rajonin e policisë” thuhet në reagimin e muxhahedinëve.

Në fakt, nuk dihet ku e gjen të drejtën sekti i muxhahedinëve, që deri pak vite më parë konsiderohej një organizatë terroriste, të përcaktojë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme në Shqipëri. Vetë policia ka lënë të lirë gazetarët, duke pranuar se ata ishin në të drejtën e tyre për të bërë detyrën. Edhe vetë sekti i muxhahedinëve e pranon se ekipi i gazetarëve të huaj po filmonte jashtë kampit.

Muxhahedinët e përshkruajnë punën e gazetarëve anglezë si një infiltrim të agjentëve të Iranit dhe i konsiderojnë ata “mercenarë”. Si provë të bashkëpunimit të tyre me regjimin e Iranit thonë se është shpërndarja në Facebook e fotove nga një agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian.

Ditën tjetër, lajmi i vizitës së tyre në vendbanimin e PMOI dhe fotografitë e bëra atje u shfaqën në faqen e Facebook-ut të Massoud Khodabandeh, një agjent famëkeq i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS), si dhe në faqen e internetit Iran-Interlink që drejtohet nga MOIS. Kështu, u bë e qartë se ky ekip audio-vizual nga Channel 4 është në komunikim aktiv me këtë agjent inteligjence të regjimit iranian dhe ka marrë detyrën për të përgatitur një program për të denigruar PMOI. Por kur MOIS e kuptoi se publikimi i lajmit dhe fotove e kishte njollosur komplotin e saj kundër Muxhahedinëve, dha urdhër që ato të hiqen më 12 gusht” thuhet në reagimin e muxhahedinëve.

Ky nuk është incidenti i parë që ndodh për shkak të muxhahedinëve në vendin tonë, por është hera e parë që sulmohet një grup gazetarësh. Pasi janë strehuar në Shqipëri, tani muxhahedinët po i zgjerojnë rregullat e tyre edhe jashtë kampit. Ndërkohë policia është mjaftuar me shoqërimin e grupit të filmimit, por nuk ka nisur ende një hetim për sulmin ndaj tyre.

 



5 Comments

  1. moxhahedinet kane ndertuar struktura paralele pergjimi dhe ushtarake ne Shqiperi, kushdo qe shkruan kunder tyre, piketohet dhe sulmohet si agjent iranian. ata jane te tmerruar qe mediat me ne fund po mesojne se cfare organizate terroriste dhe kriminale ata jane. qeveria Rama po bashkepunon me kete organizate terroriste duke fshehur krimeet qe behen ne kampin e Manzes, ku MEK-u mban me qindra pengje. ne anen tjeter qeveria Rama nuk lejon familjaret e MEK-save qe te vine ne SHqiperi dhe clirojne nga xhihadi anetaret e tyre, ate qe po bejne gazetaret britanike duhet ta bejne edhe shqiptaret. duhet te shkojne dhe inspektojne strukturen xhihadiste brenda ketij kampi kriminal. muxhahedinet duhen te nxirren jashte dhe deradikalizohen dhe mos lejohen qe te perdorin dhune, mbajne arme apo sulmojne shqiptaret. perndryshe Shqiperia do kthehet ne nje xhihadistan te frikshem.

  2. E di si thote mirditori
    Me majte kushdo shpaj
    Kola em man traj.
    Prandaj eshte kollaj te thuash un do ti marr po’ do bythe ti mbash e kontrollosh .

  3. Amerikes i thuhet gjithmone “peqe pasha” . Shikoni nese keni apo jo buke ne shtepi dhe mos u merrni me gjera qe nuk arrini ti kuptoni dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *