• |
ide | kryesore

Manchester United “hedh poshtë” Zidane dhe mban Mourinhon

Sport



Nuk ka Manchester United për Zinedine Zidane. Francezi, pas lamtumirës nga Real Madrid, me tre Champions League rradhazi të fituar, ka marrë një pauzë që sic po shkojnë gjërat, duket vërtetë se do të zgjasë një vit. Mundësia e papritur për një kalim tek Manchester United është mohuar nga burime të brendshme të klubit anglez me fjalë të ashpra: “Përsé duhet të flisnim me Zidane kur nuk ka një punë për ti ofruar?”.

Sezoni i United nuk filloi në mënyrën më të mirë. Djajtë e Kuq pësuan humbjen me Brighton, por telashet për Mourinhon kishin filluar ende pa nisur kampionati. portugezi ishte i pakënaqur me merkaton ku në skuadër mbërritën vetëm Fred e Dalot. Më pas erdhi edhe konflikti me Pogba, që donte të largohej nga Old Trafford.

Ky tension bëri që në Angli të flitej për një shkarkim të mundshëm të Special One, me Zidane kandidati kryesor për ta zëvendësuar. Por një burim brenda klubit ka mohuar kategorikisht për BBC. ” Përsé duhet të flisnim me Zidane kur nuk ka një punë për ti ofruar?” ishin fjalët që i kanë mbyllur derën e Old Trafford ish-trajnerit të Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *