• |
ide | kryesore

Prapaskena e verës: Lutjet e Mourinhos janë refuzuar nga Mandzukic

Sport



Sulmuesi i Juventus, Mario Mandzukic, ka refuzuar në verë ofertën e Manchester United, pavarësisht lutjeve të Jose Mourinho. 32-vjecari është një lojtar kyc për bardhezinjtë që kur u bashkua nga Atletico Madrid në 2015. Sipas Calciomercato, Special One ishte i dëshpërar për të sjellë kroatin në Old Trafford.

Për Mandzukic diferencën e ka bërë deklarata e Allegrit se ai do të vazhdojë të jetë pjesë vitale e skuadrës, gjë që e bëri kroatin ti thoshte jo Mourinhos. Sigurisht me këtë veprim, kroati shpreson të shpërblehet me një rinovim të kontratës në Torino.

Mandzukic ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Juventus kundër Lazios, duke regjistruar golin e parë sezonal. Pavarësisht se ka qenë një golashënues tek Bayern Munich dhe Atletico, golat për kroatin kanë ardhur me vështirësi në Itali. Sidoqoftë Mandzukic ishte deciziv për Kroacinë në Kupën e Botës – duke shënuar tre gola në Rusi – përfshirë edhe atë në finalen e humbur 4-2 kundër Francës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *