• |
ide | kryesore

Një rast korrupsioni në Zvicër që duhet të trembë Edi Ramën

Kryesore, Lajme



Ishin të shumta reagimet për udhëtimin relaksues të kryeministrit Edi Rama në Torino për të bërë një foto me Cristiano Ronaldon. Kritikët pyetën se kush e financoi këtë udhëtim dhe se a është normale që kryeministri i një vendi të pranojë kaq lehtësisht dhurata të shtrenjta dhe favore.

Image result for pierre maudet
Pierre Maudet

Për të kuptuar se çfarë ndodh në një rast të ngjashëm në botën perëndimore mjafton të shohësh atë që po ndodh me Presidentin e Këshillit të Kantonit të Gjenevës në Zvicër, Pierre Maudet. Prokuroria nisi hetimet ndaj tij në gusht të 2017-ës pas dyshimeve se në 2015-ën kishte udhëtuar në Abu Dhabi me familjen e tij dhe shefin e stafit me burime të dyshimta.

Në atë kohë ai tha se kishte pranuar një dhuratë nga “miku i një miku”, por hetimet zbuluan se gjithçka u pagua nga sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, princi trashëgimtar i Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndjekur nga afër një garë të Formula 1.

Por jo vetëm kaq. Familja mbretërore i kishte siguruar zyrtarit të lartë, përveç biletave të fluturimit në “business class” edhe qëndrimin në Abu Dabi për 5 ditë. Gjithçka llogaritet në disa mijëra franga dhe për këtë udhëtim mesa duket ishin kujdesur edhe disa shoqëri imobiliare me qendër në Gjenevë.

Kur nisën hetimet, Maudet tha se gjithçka ia kishte paguar Said Bustany, një biznesmen nga Libani, por më pas rezultoi se ai nuk kishte lidhje me çështjen dhe se emri i tij kishte dalë për të fshehur gjurmët. Tashmë ndaj kreut të Këshillit të Shtetit të Gjenevës pritet të nisë një hetim zyrtar. Por çështja ndaj tij do të vazhdojë vetëm me lejen e Parlamentit Rajonal i cili pritet të mblidhet së shpejti.

Por çfarë lidhje ka kjo me Edi Ramën?

Një javë më parë kreu i qeverisë shqiptare bëri një udhëtim luksi drejt Italisë. Me një çarter që e priste në Rinas ai fluturoi drejt Torinos për të parë ndeshjen e parë të Ronaldos në “Juventus Stadium” kundër Lazio.

Ashtu si Maudet edhe kreu i qeverisë shqiptare tha se avionin ia kishte ofruar një mik, drejtori Sportiv i Lazio, Igli Tare megjithëse askush nuk ka ndërmend të hetojë për këtë. Gjithsesi në bazë të ligjit “Nr.9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, Rama nuk mund të pranojë një dhuratë me vlerë më të lartë se 10 mijë lekë të reja. (shiko neni 4 pika f).

Është e kuptueshme që udhëtimi me çarter personal e tejkalon këtë shifër dhe kreu i qeverisë duhet ta refuzonte. Nëse edhe pjesën tjetër të udhëtimit e ka paguar nga rroga, Rama duhet të bëjë transparencë, nëse ka qëndruar dhe është kthyer sërish me “dhurata” ato duhet t’i deklarojë dhe t’i refuzojë nëse janë më të larta se 10 mijë lekë të reja.

Kjo nuk është hera e parë që Rama pranon udhëtime të paguara nga burime të panjohura. I ngjashëm ishte ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshorten e tij në janar të 2015-ës ku pa nga afër në rresht të parë edhe një ndeshje të NBA. Edhe në atë rast tha se biletat ishin dhuratë nga një mik.

Basket.jpg
Rama në ndeshjen e NBA

Në disa raste kreu i qeverisë shqiptare gjatë këtyre 5 viteve të qëndrimit në detyrë ka udhëtuar drejt Turqisë me çarter privat për të cilët nuk ka patur transparencë nga kush janë paguar.

Por nëse në Zvicër prokuroria nis hetimet për një kryeministër, Rama fle i qetë sepse në Shqipëri organi i akuzës nuk ka kohë të merret me të tilla vogëlsira. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Shifra e çmendur që pagoi Rama për tu ulur në reshtin e parë në ndeshjen e NBA

Rama, biletë në radhë të parë në ndeshjen e NBA

Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

Shpenzimet marramendëse dhe jeta e shtrenjtë/ Ku gënjen Edi Rama?

Edi Rama si model, por brekushet e tij kushtojnë 1.5 milionë (foto)

 



18 Comments

  1. E mor djema, ai vend quhet Zvicer e jo Republika e Bananeve e Arnautistanit! Nuk ka te krahasuar! Sikur aty te drejtonte tufen ky skizofreni qe kemi, nuk besoj se do e ngryste 6 muaj qeverisje! Kurse ne kete republiken tone te shtrenjte, kane ardhur nga stanet dhe jane bere mbreter!

    A e keni pare si llamburin dera e Kryeministrise nga dritat, tamam si bordello! Nuk besoj se ne Zvicer lejohen degjenerata te ketij niveli!

    Nuk kemi ca ti bejme, ky popull duhet te prese sa ti mbarohet boja e lapsave te udheheqesit. He per he, nuk ka arritur akoma tek gjysma!

    1. bukur e ke thon. por duhet reaguar. të mblidhemi të gjithë ne të dobëtit dhe e hedhim poshtë. pastaj vendosim një biznesmen të zoti dhe të pa thyer në krye. shteti jonë do biznesmena dhe jo politikan. e jo mo si puna ktij të gjatit që u bo kryeministër me taku ronaldon. se kur ishte kryetar partie vetem merreshe me dreka dhe darka manipulimesh.

  2. Edhe nqs udhetimi i Rames ne Itali do te ishte paguar nga Lazio si rezultat i lidhjeve te Rames me vellain e Iglit, Auronin, çeshtja sikunder e sqaron Bushati eshte e denueshme. Mirepo eshte nga ato sqarimet lehtesuese ky o Bushat! Sepse Rama nuk eshte ai zyrtari i larte i nje vendi ku depozitohen dhe ruhet sekreti bankar i pasurive marramendase te sheikeve arab etj etj. Perkundrazi Rama eshte zyrtari me parazit i nje vendi qe eksporton aktualisht vetem droge, e qe tregohet me gisht ne te gjitha mediat nderkombetare. Ndaj asnje subjekt apo klub sporti nuk perfiton asgje nga ana e marketingut nqs i paguan charterin nje anonimi ne arenen nderkombetare si Rama. Rama ka ikur aty ose me parat e taksapaguesve shqiptare, gje qe e ka bere disa here me galerite e pikturave te tij neper Europe, ose me leket e atyre 2-3 donatoreve injorante si Mane, Kastrati, Frangaj &co, me te cilet ndan pasurite e 2-3 milion shqiptareve. Dhe koshient qe ky udhetim i tij do krijonte pakez zhurrme, ka nxihtuar ta publikoje ne facebook me qellim largimin e vemendjes nga skandalet e verteta te tij: pjese e skenarit sorosian per copetimin e kosoves dhe se fundmi sulmin me bresheri armesh ndaj nje gazetare investigative e pakomprontuar deri tani nga Rama (si puna e atij rramaducit te vogel Artan Hoxha)… E permbledhur shkurt kemi nje cop gjysem skizofren e drogaxhi ordiner si Rama, qe tall menderen me nje komb te tere shqiptare..

  3. Rama me Itali ka vajtur per pune , jo per qejf. Per kedo qe nuk e di, interesohet per te blere nje ekip te kategorise A te kampionatit italian. Interesimi fillon me Juven.

    1. ej ty dhe me ti nxjerr referencat nuk do ti kuptoje. a e di që një zyrtar nuk mund të pranoj një dhuratë? ti do e pranoje një dhuratë? sdo e pranoje se e di shumë mirë që do i bëje një nder dikujt për atë dhuratë.

  4. Mos u mundoni per te gjet ndonje ligj per te ndeshku ed pallen per arsyen e vetme se eshte me kartel nga spitali psiqiatrik

  5. Busho, ligji parashikon detyrimin per te deklaruar dhuratat mbi 10 mije leke dhe jo per te mos i marre ato. Duhet t i referoheni kodit te etikes se qeverise per ta kap gafil. Gjithnje nese kane nje dokument te tille

      1. kete e rregullon ligji per konfliktin e interesit, lejohen dhurata te tilla vetem me miratim te eprorit e per raste te vecanta.

        mos degjoni idiotet e Lapsit

        Neni 23

        Ndalimi i marrjes së dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale

        1. Është e ndaluar që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

        2. Përjashtohen vetëm rastet e përcaktuara me akte të organeve kompetente, të cilat lejojnë pranimin e dhuratave apo trajtimeve preferenciale për arsye protokollare.

        3. Zyrtari, të cilit i janë ofruar dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet:

        a) t’i refuzojë ato dhe, në rast se ofrimi është kryer pa dijeninë e tij ose paraprakisht, t’ ia kthejë mbrapsht ofruesit ose, në pamundësi, t’ ia dorëzojë zyrtarisht eprorit ose institucionit më të afërt epror;

        b) të përpiqet të identifikojë personin që i ofron ato, motivet dhe interesat e tij;

        c) të informojë, në çdo rast dhe menjëherë, eprorin ose institucionin më të afërt epror për dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial të ofruar apo të dhënë, identitetin e ofruesit, kur ky është i identifikueshëm, rrethanat, si dhe të japë gjykimin për arsyet e mundshme të kësaj ngjarjeje e për lidhjen e saj me detyrat e tij si zyrtar;

        ç) të vazhdojë normalisht ushtrimin e detyrës, sidomos për problemin për të cilin është ofruar dhurata, favori, premtimi ose trajtimi preferencial dhe të mbajë vazhdimisht në dijeni eprorin për çdo zhvillim të mundshëm;

        d) në rast se ofrimi ose dhënia e të mirave të sipërpërmendura lidhen me kryerjen e një vepre penale, ta raportojë atë tek organet kompetente për ndjekje penale.

  6. Interesant, luli me moniken sikur kane pi hashash, as tymra as cizme as digjni/ thyni…
    po pergatitemi per Shtator, mos na luni se ina tu bo gati te madherishmen…

    Babale Opozita mas citjaneve te Piktorit.
    Qepallim ‘interesant’.

    Per hajer!

  7. Per sa kohe nje hajdut(Rama),sulmohet nga nje tjeter hajdut(Basha ,Meta),
    Keto lajme do jene thjesht…gazeta te vjetra.
    E keqja double e Rames nuk eshte vjedhja(kjo eshte pranuar nga ne sklleverit), eshte padituria per te qeverisur, mungesa e aresimit …kjo shpjegon menyren se si e kalon kohen ky sharlatan…tweter, fb, selfie,video selfie, ekspozita ne ambientet e Kryeministrise, stand up comic …etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *