• |
ide | kryesore

Formula 1/ Kontakti që vendosi triumfin e Hamilton në Monza. Vettel: “Budalla, ku doje të kaloje”

F1, Sport



Në shtëpinë e Ferrarit triumfon Lewis Hamilton. Asgjë për të bërë për skuderinë italiane, që e pa suksesin ti komplikohet nga mungesa e precizionit të Sebastain Vettel në fillim të garës. Ishte gjithcka gati për festën në Monza, por edhe një herë Hamilton bëhet plangprishës, duke marrë një fitore që ngjan me titull botëror.

Një konakt vendosi një garë decizive për Botërorin e Formula 1: Hamilton i depërton nga jashtë Vettel që në tentativë për të mbrojtur pozicionin dëmton makinën dhe bën rrotullimin në pistë pas kontaktit me makinën e rivalit. Nga i pari në të fundit për gjermanin ishte mision i pamundur dhe shprehja e përdorur në radio nga gjermani “budalla ku doje të kaloje” është vetëm inat për gabimin e bërë nga vetë Vettel.

Strategjia e Mercedes më pas është për manual. Bottas qendron gjatë në pistë për të bllokuar Raikkonen dhe për Hamilton ishte e thjeshtë të bënte lëvizjen fituese. Vetëm vendi i katërt për Vettel që tani e sheh britanikun e Mercedes 30 pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *