• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence flet për paraqitjen e saj fizike

Paparazzi, Slider



Jennifer Lawrence nuk do ta privonte veten për asnjë arsye nga ushqimi, por thjesht kryen aktivitet fizik të vazhdueshëm

Aktorja 28 vjeçare tregoi për Vogue gjatë fushatës së saj Dior Joy, se si ajo përballon oraret e tejzgjatura te filmimeve.

“Filloj të ankohem. Kam një rutinë tepër strikte së cilës mundohem t’i përmbahem. Dhe ha. Nuk më pëlqen kur njerëzit thonë që unë ha vetëm këtë dhe bëj vetëm këtë. Sepse unë nuk jam dhe aq strikte me dietën. Në qoftë se më hahet një copë picë, e ha atë. “- tha ajo.

Por Jennifer tregoi se shkon në palestër më shumë se njerëzit e thjeshtë, sepse ka një mënyrë të caktuar se si duhet të duket që të mund të veshi rrobat që do.

“Unë fotografohem dhe kur nuk e kërkoj, prandaj ka një presion më të madh për t’u dukur dhe për t’u ndjerë mirë. Është më thjesht të përpiqesh më tepër në palestër sesa të kufizosh të ngrënit. “-shtoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *