• |
ide | kryesore

Rama flet për libra falas, por akoma shumë larg Kosovës e Maqedonisë

Lajme, Të fundit

Rama në prani të ministres së Arsmit lindita nikolla sot tha se për klasën e parë deri në të atë të katërt librat do të jenë flas. Po ashtu ai u zotua se vitin tjetër librat do të jenë flas edhe për klasën e pestë, si dhe tha se deri në fund të mandatit kjo gjë të bëhet për të gjithë klasat e ciklit 9-vjeçar.

190 mijë fëmijë do të marrin librat falas këtë vit, sepse falë reformave dhe progresit të bërë, sot e kemi këtë mundësi të re për të kursyer miliona euro shpenzime të familjeve të nxënësve nga klasa e parë tek e katërta. Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e V dhe në fund të mandatit, synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar librat shkollore të jenë falas”, – tha Rama.

Por edhe pse Rama e paraqet si një lloj arritje këtë gjë, në fakt Shqipëria është shumë pas në raport me vendet e tjera të rajonin për dhënien e librave falas.

Kosova, edhe pse një shtet i ri, qysh prej pavarësisë i jep falas librat për arsimin e detyruar 9-vjeçar. E njëjta praktikë, ajo e librave falas, ndiqet dhe në Maqedoni e Serbi.

2 Comments

  1. Librat nuk janë falas sepse:

    Ta zemë se numri i nxënësve nga klasa e parë deri tek klasa katërt është 100.
    Shuma e parave të paguara për një nxënës është afërsisht 2000 lekë
    Shuma e parave që do të paguajë shteti për 3 vite është100×2000= 200000 lekë.

    Me sistemin e vjetër për të njëjtin numër nxënësish, afërsisht ka qenë kështu:
    Nga 100 nxënës rreth 50% mernin subvencion të plotë 2000 lekë/
    50%=50 nxënës x 2000=100000 lekë paguan shteti për një vit, për 3 vjet paguan 100000×3=300000.

    Diferenca midis 300000lekë të sistemit të vjetër me 200000 lekë me sistemin e ri është 100000 lekë më pak paguan shteti për 100 nxënës

    Pra sipas gjasme libra falas shteti në tre vjet shpenzon vetëm për 100 ncënës afërsisht 2/3 e shpenzimeve të mëparshme dhe nga ana tjetër MILITANTËT dhe INJORANTËT GËZOHEN SE QEVERIA PO MENDON PËR NJERRËZIT.

  2. Librat nuk janë falas sepse:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *