• |
ide | kryesore

Basha kryeministrit Rama: Me ty në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen

Lajme, Të fundit



Duket se shtatori do të jetë një muaj i mbushur me zhvillime politike, pasi pozita dhe opozita kanë mbushur motorët e ‘luftës’ politike. Kështu, opozita i ka shpallur ‘luftë frontale’ maxhorancës në qeveri.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e akuzon atë për lidhje me krimin. Lideri i demokratëve tha se shumë biznese kanë falimentuar.

“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, bizneset e ndershme falimentojnë”, shkruan Basha, ndërsa ka publikuar edhe një video, të cilën e ka cilësuar si skemën e ‘pasurimit të krimit kundër bizneseve’ ku jep disa argumente kundër kësaj qeverie.

Po ashtu Basha përmes disa shifrave tha se për periudhën janar-gusht 2018 kanë falimentuar 9260 biznese, ndërsa shtoi se në 2017 ishin mbyllur 6140.



8 Comments

  1. Po me ty ne qeveri, kush pasurohet?!!! Mane , Kastrati, Ulaj, Salillari , Geci etj etj, jane produkte te qeverise suaj. Skemat e PPP- ve jane produkt i qeverise suaj, ku ti ishe nje nga ministrat me te rendesishem. Ne bashki , perseri u sherbeve ketyre biznesmeneve.
    Sot qe vendi me shume se kurre, ka nevoje per nje opozite konstruktive, te besueshme, me karte te forte morale, nuk e ka.
    Eshte e drejta jote te kerkosh pushtetin, si lider i ri i opozites. Por qe te behet kjo ti Duhet:
    Te kerkosh ndjese, per te gjitha gabimet qe u bene 2005-2013, sidomos 2009-2013. Te marresh persiper pergjegjesite e forces qe perfaqeson.
    Te prishes kualicionin me LSI, i cili ne keto momente me shume te heq, se te shton pike.
    Te jesh luajal ne politiken qe ben, ti qendrosh strategjive deri ne fund.
    Te krijosh sa me shume aleance, te ofrosh sa me shume individe, te rinj dhe ish, por qe kane nje reputacion te mire ne publik dhe kontribute ne PD.
    Per mua , te gjitha keto , per ty jane te pamundura. Nuk mund ti besh, nuk ke force dhe as vullnet.
    Ndaj Shqiperia sot, me shume se kurre eshte ne udhekryq.

  2. Po ti o njeriu qe qesh c fare ben??? Po vjehrri yt a hyn tek keta oligarke (perfshire edhe ty qi je dhonder), o funderrine qe e fundose PD…..

  3. Per ty eshte pak e veshtire, te godasesh kete qe eshte se nuk gjen argument. Ose keto qe permend ti, kane ndodhur me shume ne kohen tuaj.

  4. Nuk ju takon juve te shani tani se sapo te vini ne pushtet , prap me ata ‘oligarke’ do punoni.

    Kjo qe po ben ti eshte thjesht demagogji. Ju i krijuat, majmet dhe ‘edukuat’ keta oligarke dhe do jeni prap ju qe do ti ‘perdorni’.

  5. Po mirë atëherë, or komentues IDIOTË, hani MUT me edvinin derisa tjua heq edhe këtë mundësi, për këtë të fundit mos dyshoni se do të vijë një ditë që edvin droga nuk do të ketë nevojë për llapaqenëritë tuaja.
    Qafën thefshi!

  6. Jo vetem me Ramen ne qeveri por dhe me ty ne opozite,Ai ben si i do qejfi se s’ka kush e ndal,s’ka kush ngre popullin
    kunder te keqes qe e ka kapluar.Ndaj mendoj se thenja duhej te ishte : Me kete qeveri dhe me kete opozite…(pra me kete klase politike)krimi dhe oligarket po pasurohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *