• |
ide | kryesore

Shqiptari 43-vjeçar ekzekutohet me armë zjarri në Spanjë, qëllohet me pistoletë nga një makinë

Lajme, Të fundit



Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë në Spanjë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona. Mediat spanjolle raportojnë se viktima është një 43-vjeçar shqiptar, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.

‘Okdiario.com’ shkruan se shqiptari banonte në këtë zonë. Shërbimet emergjente rreth orës 00.45 janë njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë). Ndonëse ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari kishte vdekur.

Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *