• |
ide | kryesore

Panucci dhe McLeish edhe njëherë përballë: si trajner i Shqipërisë italiani kthehet në vendin e “krimit”

F1, Sport



Në 2007 ishte lojtari që i mohoi Skocisë kualifikimin në Europianin e 2008, por tashmë Christian Panucci rikthehet përballë skuadrës britanike si trajneri i Shqipërisë.

Në një epokë tjetër, Christian Panucci do të kishte nxjerrë videokasetën. Alex McLeish dhe një brez i mbështetësve të Skocisë janë ende në pritje të një teknologjie e cila mund të fshinte ate pamje nga kujtesa.

Fjala është për atë gol të vonë të Panuccit me Italinë që vrau shpresat skoceze për të arritur në Euro 2008.

Ai gjithashtu i dha fund që në vitin e parë impenjimit të parë të McLeish në krye të kombëtares së vendit të tij, pasi Birmingham City e joshi sërish 10 ditë më vonë.

Vërtetë ironike, pasi edhe angazhimi i dytë i McLeish si trajner i Skocisë e sheh atë sërish përballë njeriut që i theu zemrat Ushtrisë Tartane vite më parë.

Tani në rolin e trajnerit të Shqipërisë, Panucci këmbëngul se nuk i kujtohen polemikat lidhur me goditjen e lirë që fitoi ndaj qendërmbrojtësit skocez Alan Hutton në fund ndeshjes së vitit 2007.

“Ende e mendoj  atë gol kundër Skocisë. Ishte minuta e 92-të dhe momenti që ne u kualifikuam në Kampionatin Europian. Ishte një arritje shumë e madhe për mua dhe shumë emocionuese sepse kisha humbur Botërorin e fituar nga Italia në 2006. Kjo ishte një nga pikat kryesore të karrierës time”, tha Panucci.

“Unë kam rikthyer shiritin e atij momenti 100 herë – krosi i Andrea Pirlo dhe koka ime që godet topin në rrjetë. Shpresoj vetëm që edhe lojtarët e mi të më japin të njëjtën ndjesi të hënën”, u shpreh trajenri i talian i kuqeiznjve gjatë një interviste për “The Mail” të dielën, një ditë përpra sfidës me kombëtaren skoceze, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Nën drejtimin e tij Shqipëria ka fituar tashmë sfidën e parë në Grupin I të Ligës C, atë me Izraelin 1-0 në “Elbasan Arena” të premten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *