• |
ide | kryesore

Tension dhe të shtëna armësh në kufirin me Greqisë dhe Turqisë

Lajme, Të fundit



Dy ushtarakë turq janë ndaluar mesditën e sotme në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në zonën e njohuri si Evros.

Sipas Protothema, ushtarakë turq janë ndaluar në brendësi të territorit grek, në rrethana që ende nuk dihen.

Burime lokale thanë se ka pasur të shtëna në ajër, por zyrtarisht ende nuk jepen të dhëna.

Ky episod ka nxitur menjëherë reagime në Athinë dhe Ankara. Në një reagim Ministria e Mbrojtjes Greke tha se incidenti ishte serioz dhe dy ushtarët turq nuk do të lirohen menjëherë pasi do të merren në pyetje për një hetim që është hapur.   

Pak muaj më parë, në një episod të ngjashëm, dy ushtarakë grekë u ndaluan prej një patrulle turke dhe u mbajtën për 4 muaj në një burg ushtarak turk.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *