• |
ide | kryesore

“Deklaratë pocaqi për policinë e shtetit”, si u përjashtua pa votim deputeti i PS

Lajme, Të fundit



Përjashtimi i deputeti të Kurbinit Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar socialist i ka përngjasuar përjashtimeve në kohën e monizmit. Pas deklaratës së Ramës për përjashtim, ka qenë Taulant Balla kreu i grupi parlamentar socialist ai që ka propozuar që të përjashtohet nga radhët e PS deputeti Gjetan Gjetani.

Kemi miratuar në unanimitet një rregullore, së cilës të gjithë duhet t’i qëndrojmë strikt e duhet ta respektojmë. Kolegu ynë e theu atë dhe rregullorja i përcakton qartë pasojat”, – mësohet të jetë shprehur Balla para deputetëve.

Gjetani përmes një statusi akuzoi Policinë e Shtetit për paaftësi, nisur nga disa akte kriminale në zonën e tij duke paralajmëruar reagim popullor me të në krye. Kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Sot nuk e pashë këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur deputeti i Kurbinit, i cili duhet të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Një deputet që nuk ka bërë asnjë punë tjetër, përveç se ka shantazhuar dhe ka bërë presion mbi këdo ku ka mundur, për të marrë vende pune e që kërkonte ekskluzivitet dhe për të vënë shefa policie në Kurbin e që pastaj del atje e bën një deklaratë të tërë pocaqi kundër Policisë së Shtetit në Kurbin. Ai nuk mund të jetë deputet i Partisë Socialiste. Ky duhet të jetë një mësim për të gjithë deputetët, që të ndajnë një herë e mirë historinë nga futja e hundëve në çështjet e administratës dhe të ndërtimit të shtetit serioz.” – u shpreh Rama në Asamble.

 



5 Comments

  1. Bravo Rama, je tamam kryetare.
    Kush nuk perkrah/ rrespekton rrugen dhe misionin e partise atehere jepi duart, le te gjeje rrugen e tij…
    Llogjike dhe shume demokratike.

    1. kryetar koken ne byth rame e ke fut e han prap mut si tek enveri.rama futi koken ne byth te metes dhe u be kryeqelbesir.ja kush jeni ju .

  2. Kush devijon nga vija e partise keshtu do e pesoje.

    ————–vdekje ”tradhetareve”—–liri-Zagareve-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *