• |
ide | kryesore

Haradinaj sërish kundër Thaçit: Loja me kufij, eksperiment i rrezikshëm

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë u pyet nga gazetarët nese ai përkrah si kryeministër rezolutën e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, për bashkim të Luginës me Kosovën.

Duke mos u përgjigjur direkt pyetjes, Haradinaj tha se si kryeministër, ai e ka për detyrë të respektoj Kushtetutën e vendit. “Ne do te mbajmë çdo herë vëmendjen dhe interesimin për Luginën e Preshevës. Detyra ime është zbatimi i Kushtetutës së vendit dhe ajo na obligon edhe në territor edhe në kufij”- tha Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu shtoi se hapja e çështjes së kufijve është “Eksperiment i rrezikshëm dhe jam kundër këtyre lëvizjeve, dhe i sugjeroj që të gjithë të kenë parasysh këtë”. Ndërsa mes tjerash Haradinaj u pyet nëse ka mundësi që të vizitojë Luginën e Preshevës në të ardhmen. “Si Ramush Haradinaj po, si kryeministër nuk e di”- tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *