• |
ide | kryesore

Stërvitja e Rusisë me 300 mijë ushtarë, NATO e shqetësuar

Planet



NATO e sheh si kërcënimin stërvitjen e madhe ushtarake të Rusisë këto ditë në Vostok.

Sipas aleancës, stërvitja me 297 mijë ushtarë më 11-17 shtator fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha dhe përputhet me një formë më “agresive” të cilën Moska e ka shfaqur së fundmi.

“Stërvitja Vostok fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha. Kjo përputhet me një sjellje të cilën e kemi parë kohëve të fundit. Është ajo e një Rusie më agresive që rrit buxhetin e mbrojtjes dhe praninë ushtarake”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, duke theksuar se aleanca po ndjek nga afër të gjitha stërvitjet ruse.

Ajo tërhoqi vëmendjen se Rusia ka shtuar në masë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut, ndërsa tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcë ushtarake ndaj fqinjëve të saj në vazhdën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Gjeorgji.



1 Comment

  1. vall perse nuk diskutohet paqa .e vertete me te verteten qe te vijne ne mezin tone por i behet sherbimi vetem luftesdhe ajo pacmangeshem vjen ,far i tjergoj njerimi njeri tjetrit te fuqishmit te dobti dhe te fuqishmit te fuqishmit ,vetem intrigen forcen,te kunderten e domosdoshmerive ,i lartesuar qofte allahu qe njerzve ju mundesoj te kuptuarit ju dergoj ullzim,per te shpetuar ,por njeriu nuk bindet nderkohe qe gjitha mundesit te ekzistojne paqa jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *