• |
ide | kryesore

Zbulohet butiku me kravatat e Ramës/ Biznes apo vanitet i kryeministrit? (Foto + video)

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas debatit politik që shpërtheu në lidhje me shitjen e kravatave të dizenjuara nga kryeministri Rama në një butik të kryeqytetit, kamera e In Tv ka shkuar aty ku ishin ekspozuar mallrat që mbanin nënshkrimin e kryeministrit piktor. Ashtu sikurse u tha televizioni ka zbuluar se ato i takojnë një biznesi të ish deputetes demokrate Lajla Pernaska (foto poshte), e cila e ka lënë pas krahëve politikën për t’iu përkushtuar botës së modës.

Por ajo që binte në sy në fjalët e përfaqësueses së kompanisë ONUS, dilte se megjithëse kravatat me ngjyrat e tyre i shkonin tejet përshtat teknologjisë së printimit 3D, ato ishin thjesht për ekspozim dhe jo për shitje. Por ashtu sikurse duket nga kronika, ato zënë një vitrinë të tërë të butikut.

Atëherë lind pyetja: C’është ky biznes që zika vitrinat me mallra që nuk kërkon t’i shesë. A e përdor thjesht kryeministrin e Shqipërisë si një ikonë për marketing? Apo thjesht si një dordolec arrash për të trembur zogjtë grabitqarë të tatimeve?

Nga ana tjetër pikëpyetje lindin edhe për kryeministrin: A po e përdor edhe këtë biznes të ri për të thënë si ç’ bënte më parë, kur deklarohej se pasuria e tij vinte nga shitja e “Kurbanit” dhe pikturave të tij? Apo kjo nismë nuk është e lidhur me paratë, por me vanitetin e tejskajshëm të kryeministrit. A po e bën ai këtë bashkëpunim për të përkëdhelur egon prej artisiti të sëmurë që do të jetë prezent kudo, aq sa deklaron se ka dizenjuar edhe bluzat e kombëtares apo stadiumin e ri Arena Kombëtare?

© LAPSI.al



3 Comments

  1. Edi Rama ka te pakten 6 vjet qe po pergatite infrastrukturen e pastrimit te pasurise se tije ( te dukshmes),
    Ju keni po kaq vjet qe derdellisni por nuk denonconi ne drejtesi perdorimin e postit te kryeministrit per shitje pikturash.
    Ne UK ,Gjermani apo US, do ishte pas bangos se te akuzuarve,
    Presidentet,botojne libra,paguhen per lexione pas presidences ne US.
    Shqiperia eshte ,jashte cdo standarti ne kete drejtim,eshte nje parajse e diskreditimit te ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *