• |
ide | kryesore

Heidi Klum refuzon Drake publikisht

Paparazzi, Slider



Heidi ka zbuluar tek Ellen DeGeneres se Drake i ka kërkuar të takohen, por kjo nuk i ka kthyer mesazhin. Kur modelja Heidi Klum nuk ishte në lidhje, ajo ka qenë tek emisioni i Ellen dhe ka luajtur një lojë ku duhej të zgjidhte një nga meshkujt e famshëm që propozoheshin, me të cilin do të shkonte në takim. Ajo vazhdimisht zgjidhte reperin Drake, pasi i pëlqente më shumë nga të gjithë meshkujt që shihte në ekran, por në fund e ka ndërruar.

Megjithatë, një javë pas emisionit, Drake ka vendosur t’i shkruajë modeles për të dalë në një takim. Në ato ditë, Klum tashmë kishte takuar njeriun me të cilin është në lidhje dhe me të cilin po ndihet shumë e lumtur. Ajo ka treguar po në emisionin e Ellen se Drake e ka kontaktuar, por ajo nuk i ka kthyer asnjë përgjigje. Heidi i ka kërkuar falje publikisht reperit, duke i thënë se mendon që është shumë i talentuar dhe se do të shkojë në një nga koncertet e tij shumë shpejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *