• |
ide | kryesore

PSG/ Al Khelaifi lëshon sfidën dhe shigjeton Real Madrid

Sport



Nasser Al Khelaifi, presidenti i Psg, në një intervistë për spanjollen ‘Marca’ ka folur për skuadrën e tij, kampionët nga të cilët pret shumë dhe situatën konfliktuale me Real Madrid. Numri 1 i klubit spanjoll ka treguar hapur ambicjet e tij në këtë sezon. “Kemi një sfidë të re, me lojtarë të rinj dhe një trajner ambicjoz. Por duhet të përqendrohemi tek cdo ndeshje, kjo është filozofia e këtij viti. Synojmë të fitojmë cdo kompeticion”.

Al Khelaifi ka vlerësuar Mbappe, por me kujdesin për të mos thyer hierarkitë në skuadër: “është që tani një nga më të mirët në botë. Të fitosh një Botëror në moshën e tij e të luash si luan Kylian është e pabesueshme, është një vlerë e shtuar për klubin. Do gjithnjë të fitojë, si Cavani e Di Maria. Mendoj që kemi një skuadër të jashtëzakonshme”.

Neymar është gati për një sezon prej protagonisti, pas zhgënjimit të marrë në botëror. “Tani është mirë, në formë. Sigurisht që ky do të jetë viti i tij, është i lumtur dhe i motivuar. Kemi nevojë për të, do të fitojë me ne”.

Ky sesion merkato u karakterizua nga fjalët për një kalim të brazilianit tek Real Madrid. “Për të thënë të drejtën është lodhëse, sepse nuk është e drejtë që klube të tjera të flasin për lojtarët tanë. Nuk na ka pëlqyer kjo gjë dhe kur ishte momenti folëm me Real Madrid. Respektojmë Real Madrid e presidentin e tyre, Florentino Pérez, por kërkojmë respekt edhe ne. Mendoj se është e rëndësishme të mos punojmë pas krahëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *