• |
ide | kryesore

Mourinho, humor me rrëzimin e tij në Wembley: “Nuk ishte penallti, por..”

Sport



Jose Mourinho është tallur me rrëzimin e tij në Wembley përpara përplasjes në Ligën e Kombeve mes Anglisë dhe Spanjës, duke e konsideruar një simulim që duhej ndëshkuar me karton të verdhë.

Mourinho kishte shkuar në stadium për të ndjekur lojtarët e Manchester United të grumbulluar me kombëtaren Marcus Rashford, David de Gea, Luke Shaw dhe Jesse Lingard.

Sidiqoftë, arritja e portugezit në stadium nuk shkoi sipas planit dhe Mourinho u pengua në një nga shiritat kufizues, kur po përpiqej ta kalonte, duke u rrëzuar në mënyrë spektakolare.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Watford, Special One nuk kishte si ta shmangte argumentin, sigurisht me humor.

“Ishte hedhje e bukur dhe më duhej të mbroja telefonin,” tha ai. “Ishte lëvizje e bukur.

“Nuk ishte penallti jo, ndoshta një karton i verdhë!”




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *