• |
ide | kryesore

Shënon golin e jetës, Dimarco detyrohet të kërkojë falje

Sport



Në fund i është dashur të kërkojë falje dhe është absurde të arrish në një pikë të tillë. Një 21 vjecar që shënon golin e jetës në San Siro kundër Inter dhe nuk duhet të festojë. Historia e Federico Dimarco është vetëm e bukur, por përpara se ta akuzosh lojtarin për festimin, ndoshta duhet parë fakti përse tek Inter në të majtë të mbrojtjes luan Dalbert, ndërsa tek Parma lojtari i kombëtares Under 21, në pronësi të Inter e që huazohet lart e poshtë në pritje të spikasë.

E vërteta është se pas golit të mrekullueshëm me të majtën që befasoi Handanovic e gjithë San Siro, Federico Dimarco, u ul në gjunjë me fanellën të hequr në fushën ku gjithnjë kishte ëndërruar të luante. Disa tifozë (e kjo është e turpshme) kritikuan ashpër festimin e lojtarit, duke qenë se është në pronësi të Inter. Kështu Dimarco në Instagram ka shkruar mesazhin e admirueshëm: “Festimi ishte clirim për vitet e fundit të vështira. Nuk do të doja kurrë që goli im i parë të ishte kundër skuadrës së zemrës… por futbolli është edhe ky. Më vjen keq për tifozët që janë ndjerë të ofenduar, por nuk është kështu. Doja tiu kërkoja të mos ofendoni…. jo tani që po vjen në jetë vajza ime!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *