• |
ide | kryesore

Cristiano Ronaldo reagon ashpër ndaj lojtarëve të ish skuadrës

Paparazzi, Slider



Barazimi 1-1 me Athletico Bilbao ishte një rezultat zhgënjyes për madrilenët, të cilën humbën kreun e renditjes në kampionatin spanjoll dhe qëndrojnë dy pikë larg nga rivali i tyre i “përjetshëm”, Barcelona. Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nëse Realit po i mungon CR7, Marcelo është shprehur se largimi i portugezit nuk duhet bërë shumë “tragjike”, pasi “Los Blancove” u janë larguar lojtarë të tjerë të mëdhenj si Raul, Zidane, dhe sërish kanë qenë më të mirët. Të njejtën deklaratë kanë bërë edhe më parë Sergio Ramos e Daniel Carvajal i cili madje tha se numri 7 më i mirë që ka patur ndonjëherë Real Madrid, është Raul Gonzales. Mirëpo siç duket, Cristiano Ronaldo i ka “larë” duart me lojtarët e Realit dhe ka hequr nga Instagrami, Sergio Ramosin dhe Carvajalin dhe mendohet se arsyeja kryesore janë këto deklarata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *