• |
ide | kryesore

U akuzua nga Elon Musk si pedofil,tajlandezi hedh në gjyq miliarderin

Paparazzi, Slider



Një zhytës britanik, pjesë e ekipit të shpëtimit të cilët ndihmuan skuadrën e futbollit që u bllokua në një shpellë në Tajlandë pak kohë më parë, është duke paditur në gjykatë miliarderin Elon Musk.

Pronari i “Tesla” dhe “SpaceX” në kohën e tragjedisë në Tajlandë u ofrua të ndihmojë ekipet e shpëtimit dhe ndërtoi në kohë rekord një nëndetse e cila si përfundim nuk u përdor fare nga zhytësit. Vernon Unsworth, një nga heronjtë e shpëtimit të fëmijëve e cilësoi veprimin e Musk si një “gjest për sytë e publikut”, sidomos faktin që shkoi vetë deri në vendin e ngjarjes për të dorëzuar nëndetsen e tij.

Sigurisht miliarderit nuk i pëlqyen këto komente dhe e quajti britanikun në një postim në rrjetin social Twitter “pedofil”. Ai do të përballet me një padi në gjykatë për ofendimet dhe supozimet e pavërteta që ka bërë në dëm të figurës së zotit Unsworth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *