• |
ide | kryesore

Sherr tek Prokuroria e Krimeve, Donika Prela urdhëroi policët të shoqërojnë prokuroren

Lajme, Të fundit



Gjatë përplasjes që ka pasur me vartësit e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtuesja e institucionit, Donika Prela është detyruar të lajmërojë policinë. Prokurorët që janë vënë nën hetim disiplinor nga Arta Marku janë përplasur ditën e djeshme në ambientet e prokurorisë, kur kanë mësuar për masat disiplinore që kishte marrë ndaj tyre Arta Marku.

Drejtuesja e këtij institucioni, Donika Prela u ka mbyllur derën, ndërsa prokurorët kanë kërkuar të futen në zyrë. Pas debateve me tone të larta, është kërkuar ndihma e policisë për ti nxjerrë jashtë prokurorët.

Më i fortë ka qenë debati me prokuroren Sonila Muhametaj. Kur policët kanë mbërritur me urgjencë në ambjentet e prokurorisë, Donika Prela mësohet t’i ketë kërkuar të shoqërojnë prokuroren, pasi ajo po e kundërshtonte.

Prokuroria kësisoj është përfshirë nga një kaos total që sa vjen e përshkallëzohet dhe shkak për këtë, janë bërë lëvizjet që ka firmosur Arta Marku, duke lënë pa prokurororë një nga dosjet më të nxehta për momentin, atë për bandën e Shullazit.



2 Comments

  1. Kjo eshte ajo cka ka dale ne media. Llogarit cfare situate eshte ne institucionin me te rendesishem te akuzes. Keta akuzojne dhe kundershtojne njeri-tjetrin, mendoni cmund ti ndodhe nje qytetari. Me plot gojen mund te thuhet qe qelbesirat qe moren votat per te rregulluar sadopak kete vend dhe institucionet po e shkaterrojne ne menyren me bastarde te mundshme. Sidoqofte edhe kjo situate do marre fund, por nje gje duhet te kene parasysh ata qe mbajne shenime “Duhet te shenojne gjithshka deri ne detaje dhe me foto te fytyrave qe po i vene kazmen gjithshkaje”, nje dite do pergjigjen te gjithe……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *