• |
ide | kryesore

Studimi/ Bota është në nivelin më të ulët të lumturisë në 10 vitet e fundit

Stil



Niveli i lumturisë në botë ëshë në pikën më të ulët në dekadën e fundit, me njerëz që thonë se ndjehen të sresuar dhe me shqetësime në rritje, sipas një studimi që u publikua të mërkurën.

Republika e Afrikës Qëndrore, që u godit nga konfliktet e shumta, ishte vendi më pak I lumtur në botë, vitin e kaluar, me Irakun në vendin e dytë, sipas një renditjeje që publikoi Gallup.

E marrë e gjitha bashkë, bota është më e stresuar, më e shqetësuar, e dëshpëruar dhe në dhembje sot se kurrë më parë” shkroi në hyrjen e materialit, kreu i grupit që hartoi studimin, Muhamet Junis.

Gallup mori nën vëzhgim më shumë se 154 mijë njerëz, në 146 vende duke i pyetur nëse kanë ndjerë dhembje, shqetësim, stres, inat ose dëshpërim një ditë më parë. Nga rezultati doli se atmosfera në të gjithë botën ishte në pikën më të zezë që nga nisja e një sondazhi të tillë në vitin 2006.

Afrika Sahariane udhëhiqte, me 24 nga 35 shtete që ishin vëzhguar gjithsej, duke kapur një rekord në nivelin e ulët të lumturisë për vitin 2017, shpesh për shkak të përleshjeve civile, një sistemi shëndetësor të degraduar dhe varfëri ekstreme.

“Në Afrikën Qëndrore, ose vendet përreth saj, pjesa më e madhe e popullsisë po luftojnë për të siguruar nevojat bazë” u shpreh një prej autorëve të studimit, Xhuli Rej.

Por edhe vendet e pasura, nuk janë immune ndaj dëshpërimit. Gjysma e amerikanëve të anketuar, thanë se ishin të stresuar, afërsisht në të njëjtat raporte me ata të Afrikës Qëndrore.

Ekonomisti Zhan-Emanuel Dë Nev tha se ishte shqetësuese të shihje këtë atmosferë botërore që rëndohej, ndërsa inatosej dhe acarohej përkundrejt progresit dhe pasurisë që shtohej.

Duhet të ketë një tregues tjetër ndoshta, rreth mirëqënies në rritje, që nuk funksionon siç duhet” tha Dë Nev, një profesor i Universitetit të Oksfordit, që ka shkruar më parë rreth raportit mes pasurisë dhe lumturisë.

Paraguaji ka bërë këtë vit një parakalim mes vendeve me tregues pozitivë, ku pyetjet ishin nëse të anketuarit ishin të shplodhur mjaftueshëm, i kishin trajtuar me respekt, ia kishin kaluar mirë apo nëse kishin mësuar diçka të re një ditë më parë. Jemeni i ndarë në dysh nga luftërat dhe Afganistani, ishin në vendin e fundit.©Përshtati në shqip, Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *