• |
ide | kryesore

Legjenda e Drenthe: “Në orën dy të mëngjesit me femra në qendrën sportive të Everton? Po … dhe jo”

Sport



Hollandezi ish-Real Madrid, që është kthyer të luajë kohët e fundit tek Sparta Rotterdam pasi tentoi një karrierë si “reper”, ka dashur të qartësojë të vërtetën se cfarë ndodhi në një nga netët më të famshme të karrierës së tij të cuditshme.

Tregohen histori që gati kapin statusin e legjendës. Histori ku bëhet e vështirë të ndash realitetin nga fantazia e nga detajet që shtohen më pas. Pas shumë vitesh, Royston Drenthe ka vendosur ti përgjigjet një nga historive që qarkullojnë në kohët kur ai luante për Everton.

Thuhet se atë natë, mbrojtësi u paraqit rreth orës dy të mëngjesit në qendrën sportive të klubit me disa vajza që e shoqëronin, me qëllimin për të përdorur hidromasazhin. Sipas Mirror, hollandezi ka treguar versionin e tij, pa e mohuar ngjarjen. “Historia është e vërtetë, por pjesa e vajzave…le të themi se kanë shtuar ndonjë detaj më shumë”.

Sipas futbollistit, duhet të merrte makinën që e kishte lënë aty, në mënyrë që të nesërmen të mos vonohej për në stërvitje. “Më kujtohet sepse nuk ndjehesha mirë, por kisha nevojë për makinën që të mos vonohesha të nesërmen. Po, ishte ora dy e natës, por mendoja se në atë orë mund të isha edhe në shtëpi zgjuar, si më ndodhte shpesh. Kështu shkova të marr makinën që mos vonohesha në stërvitje dhe të kasha probleme. Probleme që natyrisht i pata duke qenë se shkova në qendrën stërvitore në orën dy të mëngjesit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *