• |
ide | kryesore

Messi apo Ronaldo, në Instagram fiton CR7: ja sa fiton portugezi për një postim

Sport



Futbolli sjell shifra të cmendura pagesash për kampionët e tij, me klubet që mundohen të bëjnë ofertën më të mirë, vetëm se tashmë të ardhurat për futbollistët vijnë në shumë mënyra, sa bëhet e vështirë të mësosh se cili është ai që fiton më shumë në një vit. Cristiano Ronaldo është më i paguari, jo nga klubet, por në rrjetet sociale. Sipas një studimi të revistës Forbes, CR7 është futbollisti që fiton më shumë në Instagram. Me 141 milionë ndjekës, sulmuesi i Juventus përfiton 641mijë euro për një postim, duke lënë pas Lionel Messi me “vetëm” 427mijë.

Shifrat, të nxjerra nga një studim i revistës, janë fryt i interaksionit që kanë ndjekësit me profilin e lojtarit përmes, like e komenteve në postime. Me një ndërthurje mes sponsorizimeve, futbollit e familjes, llogaria në Instagram e Ronaldos është një nga më të ndjekurit mës sportistëve. Pas portugezit, për fitime financiare, nuk është vetëm Messi: Neymar (513mijë euro), David Beckham me (257mijë euro për postim), Bale (158mijë), Ibrahimovic (150mijë) e Luis Suarez (128mijë euro).

Por të gjithë, përfshirë Ronaldo, janë vite dritë larg nga yjet amerikanë. Klasifikimi i përgjithshëm dominohet nga Kylie Jenner, motra e Kardashian, që me 850 mijë euro për postim është më e pasura në Instagram përpara këngëtares Selena Gomez (684mijë) eRonaldos që është vetëm i treti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *