• |
ide | kryesore

Pogba humb vathin me diamant, pas sherrit me Mourinhon dhe ofron shpërblim kush e gjen

Sport



Java e Paul Pogba ka shkuar nga shiu në breshër, pas humbjes së një diamanti të shtrenjtë në vathin e tij në qendrën stërvitore. Rreth 25 anëtarë të stafit janë munduar të ndihmojnë mesfushorin e United për ta gjetur në seancën stërvitore në Carrington.
Pogba ka bërë të ditur se do ta shpërbleje financiarisht atë që e gjen, ndërsa dëshpërimin e humbjes së vathit e ka publikuar edhe në Instagram, duke e mbuluar diamantin e munguar me një emoji.

Një burim tek United ka thënë për The Sun: “Paul nuk po kalon momentin më të mirë tek United dhe të gjithë e dinë. Ai është zhveshur nga shiriti i kapitenit, pati një sherr me trajnerin dhe është i pasigurtë se cfarë pritje do ti bëjnë tifozët në ndeshjen e ardhshme të United. Të humbasësh edhe vathin që kushton mijëra paund e bën javën e francezit të tmerrshme.

25 vjecari është i njohur për dashurinë e tij për bizhuteritë dhe modelet e flokëve. Nuk është ai lojtari i parë që ofron shpërblim për humbjen e një xhevahiri të kushtueshëm. Mario Balotelli vendosi lekët në tavolinë për cilindo që gjente vathin e tij prej £10,000 stërlinash në qendrën stërvitore të Manchester Citypas zënkës me Kolo Toure në 2011.

Pogba po shpreson vetëm që të mos jetë tekniku Jose Mourinho ai që do të gjejë diamantin e humbur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *