• |
ide | kryesore

Videofakt nga Opinion/ Del bllof alibia e Taulant Ballës se ishte për peshk

Arkiva, Kryesore



Pas akuzave të rënda se kreu i grupit parlamentar të PS ishte prezent në komisariatin e policisë së Krujës, ndërkohë që nënoficer Emiliano Nuhiu po kërcënohej me armë sepse donte të arrestonte djalin e deputetit socialist Rexhep Rahja, shpërthyen një breshëri alibish, se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Së pari policia e shtetit tha se dy deputetët nuk kanë hyrë në komisariat në datën 21 korrik.

Kjo është deklarata me alibinë e policisë.

Pastaj doli vetë Taulant Balla, i cili deklaroi se kjo qe një shpifje e ndyrë, se ai nuk kishte shkelur në Krujë në ato kohë dhe se ishte lehtësisht e provueshme se ai në tërë ato ditë ka qenë në takime publike në vende të tjera, të cilat nuk i përcaktoi.

Kjo është deklarata e alibisë së Ballës

Por të mërkurën në mbrëmje, në emisionin “Opinion” Balla ndërhyri në transmetim dhe publikoi një foto se në ditën që ai akuzohej kishte qenë në Pogradec për peshkim.

Pra lëvizja nga versioni i se kishte qenë në takime publike kërciste pak, por nuk ishte tejet e rëndë. Si çdo kush, edhe Taulant Balla mund të kryejë sportin paqësor të peshkimit.

Por në foton që nxori në Opinion, të marrë nga Instagrami kishte një problem. Aty dukej edhe numri i atyre që e kishin pëlqyer këtë pasion të Ballës, por nuk dukej data e postimit të saj (shiko videon poshtë).

Lapsi.al bëri një lundrim në instagramin e Ballës dhe aty, data, që nuk mund të ndryshohet, shikohet me lehtësi. Ai ka qenë për Pogradec për peshkim në 22 korrik dhe jo në datën për të cilën akuzohet se ndodhej në komisariatin e Krujës, në 21 korrik (shih foton poshtë).


Kjo alibi e rreme ngre një pikpyetje: Pse duhet të nxirte Balla në Opinion një foto të një date tjetër? Pse pasi kishte thënë fillimisht se ishte në takime publike, e ndryshoi versionin se ishte në një aktivitet qejfi privat dhe më pas gënjeu edhe për datën?

Natyrisht asnjë nga këto dredhi nuk provon automatikisht se Taulant Balla ka qenë në 21 korrik në komisariatin e Krujës bashkë me familjen Rahja për të mbrojtur djalit e kolegut të tij nga arrestimi.

Por fakti që ai ka dhënë deri më tani dy alibi të rreme, e rëndon publikisht pozitën e tij. Sepse ai s’ka qenë as në takim publik, siç tha në fillim, dhe as për peshkim në datën 21 korrik.
©Lapsi.al



21 Comments

  1. O lapsi.. mos u kapni ne elemente te kota.. se data e publikuar ne instagram eshte data kur Balla ka publikuar fotografine aty dhe jo data e shkrepjes se fotografise.

    Nese une dua te nxjerr nje fotografi ne facebook sot , kjo nuk do te thote se fogogrfafia eshte bere sot, por eshte postuar sot ne facebook.

    Prandaj mos nxirrni konkluzjone debile mbi kete fakt se do ju tallin te tere ata qe perdorin keto rrjete sociale.

    Ne te njejten kohe e njejta arsye mund te perdoret edhe kundra Balles duke i thene se ajo fotografi mund te jete marre nje vite me pare dhe nuk sherben si alibi per ty , nese ke qene apo jo ne Kruje me datan 21 Korrik.

    keta vazhdojne ta marrin popullin per dele.

    1. Ke të drejtë për datën.

      Po pse duhet të ndryshonte versionin e parë me një tjetër version?

  2. edhe ju, e lagu se lagu. keto jan totalisht karlliqe. po hiqet fokusi nga problemi i vertet, nga viktima. po merren me Taulant Pallen. U be politike ceshtja. Duket qe as PD nuk i ha shum palla per viktimen po e ka me taulant pallen. dolen te gjith spiunet me alibira e me versione dhe e dhane te gjith verdiktin e tyre qe nga pordhitika, gazetari-llapaqeneri, anal-iste etj. Ska mbet me vend me fol (c)drejtesia. jemi ber gazi i botes, shtet-paradoksal.

    1. Shume dakort me ty.. aty ku futet politika behet pis gjithshka..
      Une pres te shoh ne burg ate qafirin qe torturonte ate vajzen, por keto skenaret politike jane thjesht per luften e partive politike.

    1. ti futu ne qenef negjmije ku dhe je ngjizur se mis merr pak tru taze se keto qe ke i ke tre ger te dhjera e ridhjera.

  3. Qendrimi social ndaj te mires dhe te keqes,eshte nje lloj seleksionimi i ADN-s,eshte çelsi
    qe hap ose mbyll deren e zhvillimit te nje kombi.Rilindja e ka mbyllur,per te fermentuar
    te keqen!!!Nayrisht qe nje rrol te madh luan edhe niveli kulturore,dhe ambjenti social ku
    jeton.Si ka mundesi te rreshtohesh ne anen e perdhunuesit dhe vjedhesit te prones publike?!
    Perdorimi i termit hyjnor Rilindje per interesa politike,tharmit te kultures dhe humanizmit
    qe parapriu qytetrimit te sotem qe para 500 vitesh,eshte mashtrimi me i madh qe i eshte
    bere kombit shqiptare ne historine e tij.”Rilindja” eshte nje bande mafiozesh!!!

  4. Prokuroria duhet te leshoj urgjent urdher arresti per ate cunin e deputetit , ka mjaft prova se si e ka dhunuar tjetren
    I ati ketij duhet te zhduket nga parlamenti qe eshte qelb me halabake
    Taulant Balla duhet te hetohet nga prokuroria dhe te japi doreheqjen deri ne perfundimin e hetimeve

  5. Kur një qen leh sepse edhe të tjerët po lehin, atëherë populli thotë se po rrën si qeni që po leh kot. Se ashtu i bie. Balla, që më së miri i shkon emri Palla, gjithë ditën çan kopalla. Ai gënjen e leh, qoftë , edhe në parlament si lehës me pagesë.

  6. Ishe per peshk apo ne miting ? Vajza denoncoi por e terhoqi denoncimin . Ke qene ne polici apo nuk ke qene ? E kam takuar , nuk e kam takuar . Ska denoncim tek Nuhu por tek Çengeli ….etj dhe e fundit ka ndodhur apo nuk ka ndodhur?Po te shikoni filmat e viteve 70 per mafien ne itali , do te vereni qe fundi lihej gjithmone ne dileme . Te gjithe e dinin qe eshte e vertet por asnjerit nuk ja mbante ta thoshte sepse nje pjese e politikes italiane ishte pjese e Mafias . Ndersa ketu tek ne mafia, perveçse eshte shume brutale dhe injorante por me e keqja e te gjithave eshte se Mafia eshte vete Shteti . Si perfundim une them se ate dite B(p)alla po peshkonte,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, ne zyrat e komisariatit .

    1. E te qifsha policine e karit!
      Shumica e policeve ju qihen grate edhe jane thjesht kurva me uniforme…

      Ca policie kari more,kush po e rruan karin per polic…

      Politika e komandon shtetin….

  7. …ah kur u be edhe katnari i librazhdit te gjuaje peshk, qe nuk ka pare vecse dhe te kuqe…..dhe gjuan peshk edhe me kemishe….!!!! Hajde hajde…

  8. “Peshqit e mëdhej” të krimit apo më saktë peshkaqenët, diskutohet se a kanë qenë apo jo duke peshkuar trofta në Pogradec.
    Po pse duhet ti besoni Tao Pallës alibinë e tij të peshkimit ?
    A nuk është po ky surrat i pagdhendur fshatari që duke qenë kryetar i grupit parlamentar të mazhorancës qeverisëse, pranoi publikisht se i ka miq familjarë personazhe të mafies së drogës ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *